Liga e kampionëve, Reali i Madridit kundër Napolit, B.Munchen ndaj Arsenalit

479
Liga e Kampionëve do të përcaktoj dy skuadrat e para që do të avancojnë në raundin çerek-final. Reali i Madridt do të synoj të mbrojë fitoren 3-1 të arritur në sfidën e parë kundër Napolit, ndërkohë që do ti duhet një mrekulli Arsenalit për të eliminuar Bajernin e Mynihut që vjen në Londër me avantazhin 5-1 të ndeshjes së kaluar.

Champions League do të përcaktoj dy skuadrat e para që do të kalojnë në fazën çerek-finale të këtij kompeticioni. Reali Madridit do të zbresë në “San Paolo” për të mbrojtur fitoren 3-1 të arritur në “Santiago Bernabeu”. 

Mungesat tek “los blancos” janë të reduktuar në vetëm dy lojtarë, Varane dhe Coentrao. Pritet që trajneri Zinedine Zidane të rreshtojë 11-en e tij më të mirë, me Pepen dhe Ramos në qëndër të mbrojtjes.

Mesfusha ka shumë mundësi të formohet nga Kroos, Casemiro e Modric, teksa sulmi është i plotë me Cristiano Ronaldon, Benzeman dhe Gareth Bale-n.

Në anën tjetër do të jetë tejet e vështirë për Napolin përballë kampionëve në fuqi të kontinetit, megjithatë italianët do të provojnë deri në fund për të kryer përmbysjen e madhe. 

Elseid Hysaj do të vendoset si gjithnjë në të djathtë të mbrojtjes, me Kouhlibaly-n dhe Albiol në qëndër. Në repartin e mesit të fushës tekniku Sarri do ti besoj 3-es Hamsik, Diawara, Rog. Reparti i avancuar do të fromohet nga Callejon, Insigne dhe Dries Mertens.

Dilemat janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë në takimin e “Emirates Stadium” ku Arsenali do të presë Bajernin e Mynihut. Fitorja e bavarezëve me shifrat 5-1 në sfidën e parë ia ul në limite interesin këtij dueli.

Megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe Arsene Wenger do të reshtojë një formacion ofensive për të provuar mrekullinë. Sanchez, Iwobi e Camberlain do të jenë në mbështetje të Olivier Girouds.

Granit Xhaka ka gjasa të vendoset në qëndër të mesfushës, ndërsa Ozil është i dëmtuar. Ndërkohë trajneri i kampionëve të Gjermanisë Carlo Ancelotti nuk ka të disponueshëm Philip Lahm që është i skualifikuar.

Faza ofensive e bavarezëve do të përbëhet nga Robben, Lewandowski dhe Muller, gjithsesi nuk përjashtohet as një rotacion i mundshëm i teknikut italian duke llogaritur fitoren e thellë në sfidën e parë.
Sigal