Lacio dhe Napoli kanë ndarë pikët në supersfidën e javës së 22-të të Serisë A, në një barazim të bardhë.
Sfida ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që patën shumë pak raste për të shënuar.
Ajo që mori vëmendje ishte supergoli me roveshatë i Kastejanos, por që u anulua për një pozicion të parregullt.
Kështu Lacio shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Napoli dy më pak në vendin e nëntë, me të dyja skuadrat që vazhdojnë të jenë në garë për zonën “Champions”.





















