Laçi tregon ambiciet që në ndeshjen e parë, fiton edhe Bylisi

155
Sigal

Laçi e ka nisur më së miri sezonin e ri, duke fituar në shtëpi 3-1 përballë Teutës. Tre gola për tri pikë për kurbinasit, që sërish kanë pretendime në sezonin e ri.

Në pjesën e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Velkovskit në 12’ dhe 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, vendasit shënojnë edhe dy gola të shpejtë njëri pas tjetrit, fillimisht me Adeleken në 52’ e më pas me Mazrekajn në 57’.

Durrsakët zgjohen në minutën e 66-të dhe ngushtojnë me Jazxhi. Janë minuta të mira për miqtë që kërkuan të paktën të shmangnin humbjen, ku Vila godet shtyllën dhe traversën, por nuk arritën të shënonin më. Laçi merr tri pikët e para.

Ndërsa debutuesit e Bylis fituan 2-0 përballë Kastriotit. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Ballshiotët do të shënonin dy gola të shpejtë në mesin e pjesës së dytë, fillimisht Entoni në 65’ e më pas Kaçorri 68′. Kam mjaftoi për të marrë suksesin e parë.

Laçi tregon ambiciet që në ndeshjen e parë, fiton edhe