Kumbulla: Shqiptari që vë në rivalitet dy skuadrat e mëdhaja të futbollit italian

302
Sigal

Dukej sikur Interi ishte në avantazh të dukshëm për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. Mirëpo, së fundmi interesim për mbrojtësin ka shfaqur edhe Juventusi. Kampionët e Italisë kanë pasur një bisedim me drejtuesit veronez.

Kjo ka vënë në lëvizje zikaltërit të cilët konfirmuan ofertën për shqiptarin duke vënë në tavolinë para dhe huazimin e dy futbollistëve të rinj. Mirëpo, duket se këtë garë e ka marrë seriozisht Juventusi. Pas lëvizjes nga ana e Interit, torinezët kanë kërkuar një tjetër takim me përfaqësuesit e Veronës. Ndoshta, këtë herë për të konkretizuar ofertën, pasi deri më tani, “Zonja e Vjetër” nuk ka paraqitur një ofertë.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin situatat, por tashmë duket se për Kumbullën ka nisur derbi i Italisë. Dhe, fituesin e këtij dueli mund ta zgjedhë vetë Kumbulla që me siguri do të ketë preferencat e tij.