Ndeshja Shqipëri-Izrael, UEFA inspekton “Loro Boriçin”

450
Sigal

Inspektorë të
UEFA-s kanë zbarkuar këtë të hënë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për të
parë nga afër gjendjen e fushës së impiantit ku do luajë kombëtarja shqiptare
me Izraelin.




Ekipi i shoqëruar nga kompania që administron fushën dhe
zyrtarë të FSHF-së, kanë bërë testime me aparatura për barin e fushës dhe
rezultatet kanë qenë të mira.




Jozyrtarisht mësohet se terreni
është shumë më mirë sesa në ndeshjen me Spanjën dhe në eliminatore ndaj
Izraelit do jetë gati.




Sipas burimeve pranë UEFA-s, pas
përballjes eliminatore fusha e “Loro Boriçit” do të ketë nevojë për ndërhyrje
për të arritur parametrat maksimalë të kërkuar nga qeveria e futbollit
kontinental.