Kualifikohet edhe Egjipti, Salah hero

537
Egjipti është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin për të botërorin ‘Rusi 2018’, pas një fitoreje të vuajtur, 2-1 ndaj Kongos.
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ishte heroi për vendasit, pasi shënoi të dy golat që sollën tre pikët e kualifikimit. 
Salah kaloi në avantazh Egjiptin në minutën e 63-të, por sulmuesi kongolez Moutou, bëri që të pllakosë heshtja te tifozët vendas, duke barazuar rezultatin dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. 
Gjithsesi, është sërish Salah, që në minutën e pestë shtesë shënoi me 11 metërsh golin që ka vlerën e sigurimit të pjesëmarrjes në botëror, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.
Sigal