Sigal

Luis Rubiales, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka folur për mediat pas eliminimit të përfaqësueses spanjolle nga Kupa e Botës, si pasojë e eliminimit nga Rusia organizatore e turneut. “Ne ishim superior, por largohesh me dhimbje dhe me ndjesinë se një kundërshtar më i suksesshëm të eliminoi”, deklaroi Rubiales.

“Sot ka dhimbje dhe është një ditë e vështirë. Kur ke mendjen e qetë për të bërë gjërat me bindje, atëherë duhet t’i bësh dhe të shohësh ku gabuam. Nuk pendohem për vendimin ndaj Lopetegui, sepse ai vendim u bë me bindje dhe vlerat nuk shënjohen nga një rezultat i pakënaqshëm. Tani është momenti për të analizuar dhe për të barë se çfarë është më mirë për ekipin kombëtar dhe federatën. Ajo që kam të qartë është se Hierro dhe stafi i tij kanë patur një sjellje për të cilën jam krenar. Do të vendosim më të mirën për të gjithë në ditët në vijim”, u shpreh presidenti i federatës spanjolle, Rubiales.