KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Transformim i jashtëzakonshëm i Vllaznisë, Partizani identik si sezonin e kaluar. Bylisit “i mungojnë” 18 pikë

139
Sigal

Vllaznia kryeson bindshëm Kategorinë Superiore pas javës së 17-të. Shkodranët pavarësisht 2 barazimeve radhazi kanë arritur të ruajnë diferencën në +9 nga ndjekësit e Partizanit. As në ëndrrën më të bukur, lojtarët dhe stafi i Vllaznisë nuk do ta kishim ëndërruar këtë pozicion dhe kuotë pikës 1 ndeshje nga mbylla e fazës së dytë.

Për sa i përket krahasimit të renditjes së këtij sezoni me javën e 17-të të sezonit të kaluar rezulton se shkodranët kanë plot 15 pikë më shumë.

Vlen të theksohet fakti se Partizani ka të njëjtin numër pikësh që kishte në javën e 17-të të sezonit të kaluar, pra 28 pikë. Atëherë renditej në vendin e 4-t, ndërkohë që tani mban vendin e dytë.

Skuadra me firon më të madhe të pikëve është Bylisi, plot 18 pikë më pak se vjet. Në javën e 17-të të sezonit 2019-2020, ballshiotët mbanin vendin e dytë me 30 pikë, ndërkohë që tani kanë siguruar vetëm 12 pikë.

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

VLLAZNIA +15 pikë

PARTIZANI  0 pikë

LAÇI          + 2 pikë

TEUTA         – 1 pikë

KUKËSI       – 5 pikë

TIRANA         – 5 pikë

BYLISI            -18 pikë

SKËNDERBEU -9 pikë