Arrestohet ish-oficeri i FNSH-së që vrau me armë të riun (EMRI)

217
Sigal

Kërkohej prej 10 vitesh, më në fund është vënë në pranga ish-efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ylli Ceka është prangosur nga Policia e Shkodrës për llogari të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ylli Ceka, ish-efektiv i FNSH Tiranë është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e shtetasit Edvin Vogli në datë 11 dhjetor të vitit 2010-t.

Vrasja në atë kohë është kryer me armën e punës nga Ceka.

Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite. Ai u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.

Vrasja në vitin 2010-t ndodhi pas një konflikti për një truall ku po ishte ndërtuar një pallat.

Në konflikt u përfshinë disa persona, për tokën ku ishte ndërtuar një pallat dhe që përfundoi me vrasjen e Edvin Voglit nga autori Ylli Ceka.