Mbledhja e cila pritej të zhvillohej ditën e sotme në lidhje me dyshimet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës, nuk do të zhvillohet. Shkak për këtë është bërë mungesa e anëtarëve, pasi në mbledhje ishte vetëm kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka dhe Bashkim Koka. Vendimi do të merret në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen të gjitha materialet e mbledhura për ndeshjen në fjalë.





















