KOMBËTARJA/ “Garda” e vjetër nuk lëviz, trajneri kuqezi shpalli dje 25 sfidantët për rrugën drejt “Play-off”-it

Silvinjo: Andorra e vështirë, kemi strategji për fitore

 

NOA

LISTA E FUTBOLLISTËVE

Portierë: Th. Strakosha, M. Dajsinani, S. Simoni; Mbrojtësa: E. Hysaj, I. Balliu, M. Mitaj, N. Aliji, A. Ismajli, B. Gjimshiti, A. Ajeti, K. Cake; Mesfushorë: Y.  Ramadani, J. Shehu, K. Asllani, M. Berisha, Q. Laçi, A. Pajaziti, N. Bajrami, A. Hoxha, J. Asani; Sulmuesa: A. Broja, M. Uzuni, R. Manaj, M. Daku, I. Tuci.

Trajner: Silvinjo

 

PROGRAMI I KOBËTARES

Datë 7 nëntor 2025: Shpallja e Listës, në ora 11:00 Konferencë shtypi e trajnerit Silvinjo.

Datë 10 nëntor 2025: Seanca e parë stërvitore në Barcelonë.

Datë 13 nëntor 2025, ora 20:45: Ndeshja Andorra-Shqipëri.

Datë 16 nëntor 2025, ora 18:00: Ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania”.

 

 

Agron KAJA

Nga dje, emocionet për në Botëror morrën adrenalinën maksimale të kualifikimit, pasi në lojë është faza “play-off”. Sepse trajneri Silvinjo publikoi listën për dy sfidat e nëntorit, me Andorrën më 13 nëntor me Anglinë më 16 nëntor, duke

treguar njëherësh edhe për zgjedhjet që ai ka bërë për këto ndeshje. “Unë e kam thënë gjithmonë, se po bëhen tre vite që jemi këtu dhe po vjen një moment shumë i bukur, që po mbyllet një vit e më pëlqen që të vij në grumbullimin e fundit në kushte për të konkurruar për një play-off. Është shumë e  bukur, deri këtu është mirë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. E kam thënë që nuk është ende momenti që të marrim lojtarë që luajnë 100%. Por nuk ka qenë kurrë momenti ynë. Kemi marrë lojtarë edhe jashtë ekipi, ne për fat të keq kemi një limit, nuk është se kemi 70-80 lojtarë, monitorojmë 40-45. Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”, kështu e nis dje Silvinjo bashkëbisedimin e tij me mediat sportive, ndërsa tregoi edhe mundësitë e fitores. “Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar, dhe si trajner nuk e bëj këtë arsyetim, sepse nuk është momenti. Kemi bërë rrugëtim të mirë deri tani, kemi humbur një ndeshje, deri këtu kemi mundësi të shkojmë në play-off. Unë pres ndeshje me intensitet loje, na pret një ndeshje e vështirë 100%. Nuk mendoj për gjëra të tjera, për momentin jo”. Duke ju referuar kësaj liste, qartë duket se Silvinjo edhe këtë herë i ka besuar “gardës së vjetër”.

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, ndërsa sfida e fundit e kuqezinjve do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00. Dhe për të dyja këto ndeshje, dje trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për kualifikueset e Botërorit.

 

2 RIKTHIME

Adrian Ismajli dhe Indrit Tuci janë dy futbollistët që rikthehen në Kombëtare. Ismajli pas dëmtimit, ndërsa Tuci kaloi një transferim, pas të cilit humbi pak kohë dhe një dëmtim.

 

Kualifikueset-Botërori 2026

Shqipëria në Grupin K

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Anglia                      6          18

2.Shqipëria                  6          11

3.Serbia                       6          10

4.Letonia                     7          5

5.Andorra                    7          1

Ndeshjet që do të luhen

Datë 13 nëntor 2025

Andorra-Shqipëri                    20:45

Datë 16 nëntor 2025

Shqipëri-Angli                                     18:00

 

Ndeshjet me Andorrën

Datë 6 shkurt 2000

(Kupa Rrothmans-Maltë)

Shqipëri-Andorra                    3-0

Datë 17 prill 2002

(Ndeshje miqësore)

Andorra-Shqipëri                    2-0

Datë 2 qershor 2010

(Ndeshje miqësore)

Shqipëri-Andorra                    1-0

Datë 25 mars 2019

(UEFA Euro 2020, Grupi H)

Andorra-Shqipëri                    0-3

Datë 14 nëntor 2019

(UEFA Euro 2020, Grupi H)

Shqipëri-Andorra                    2-2

Datë 25 mars 2021

(FIFA Kupa e Botës 2022)

Andorra-Shqipëri                    0-1

(FIFA Kupa e Botës 2022)

Datë 15 nëntor 2021

(FIFA Kupa e Botës 2022)

Shqipëri-Andorra                    1-0

Datë 24 mars 2025

(FIFA Kupa e Botës 2026)

Shqipëri-Andorra                    3-0

BILANCI

Nd 8, F 6, B 1, H 1, Golat 14:4

 

Marrash Kumbulla nuk ia del, mungon në dy sfidat

Nga Spanja dje erdhën lajme të këqija për Kombëtaren tonë. Mbrojtësi Marrash Kumbulla nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Dëmtimi i pësuar një muaj më parë ka rezultuar më i rëndë se mendohej, edhe pse një javë më parë Kumbulla ka nisur stërvitjen me skuadrën. Por ai nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë Shqipërinë në ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, pasi ka ndjerë sërish shqetësime në kofshë. Stafi mjekësor e ka këshilluar që të vijojë me rikuperimin, duke mos dhënë garanci se është gati për ndeshje. Rikthimi i tij në fushë pritet të jetë pas ndeshjeve të Kombëtares, duke humbur dy sfidat e rradhës.

FIFA mori vendimin: Serbia i braktis tifozët e saj


E ka vendosur FIFA: Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) dënohet pas ndeshjes me Shqipërinë, dhe gjobitet me 87 mijë e 500 franga zvicerane për shkak të sjelljes së tifozëv. Po ashtu, në Leskovac për ndeshjen ndaj Letonisë, stadiumi do të mbyllet në 25%. Kështu, FFS-ja ka vendosur që të mos i marrë përsipër tifozët, së pari për ndeshjen e ardhshme me Anglinë në stadiumin “Uembli” të Londrës, pasi priten sjellje të tjera të ngjashme në transfertë. Ajo nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për sektorin jashtë fushe në stadiumin “Uembli”, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljen e tifozëve në ndeshjen me anglezët.