Koleksion me medalje të arta, Luiza Gega fiton në garën e 3000 metrave me pengesa

96
Sigal

Luiza Gega, përvetësoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në turneun që u mbajt në Poloni, ku i shtohet suksesit të një viti më parë në Gjermani.

Të enjten, Gega shënoi kohën më të mirë në këtë distancë, duke e ndaluar kronometrin në 9 minuta 17 sekonda e 31 të qindtat.

Gega nuk u thye as në këtë garë, as nga polakja Alicja Konieczek që e përkshkroi për 7 sekonda më tepër.

Kampionia shqiptare barazon rekordin historik të bullgares Ivet Lalova-Collio, me triumfin e 11 në këtë eveniment.

Më 20 Qershor, Gega triumfoi edhe në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor, ku Shqipëria synon pikë të vlefshme për kualifikueset e Olimpiadës së vitit të ardhshëm në Paris.