Koeficientet e basteve, ja ekipi që parashikohet të rrëzojë Juven nga froni pas 9 vitesh

323
Sigal

Milani kryeson renditjen aktuale të Serisë A me një pikë më shumë sesa Interi dhe katër më tepër sesa Juventusi, por sipas specialistëve të basteve, në fund nuk do të jenë kuqezinjtë ata që do të triumfojnë.

Madje, sipas kompanive, as “Zonja e Vjetër” nuk do të mund ta mbrojë fronin që e mban prej 9 sezonesh radhazi,  por për momentin më favorit është Interi.

Koeficienti për zikaltërit për momentin është 2.75, e ndikuar edhe nga fakti që do të jetë i impenjuar vetëm në kampionat. Në vend të dytë për titullin kampion qëndron Juventusi me koeficient 3.25, i ndjekur nga Milani dhe Napoli me 5.