Klop del kundër krijimit të Super Ligës Europiane: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur

174
Sigal

Jurgen Klop është trajneri i parë i 12 skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Super Ligën e Europës, që ka dalë kundër këtij vendimi të klubeve prestigjioze europiane.  Tekniku gjerman foli para ndeshjes me Lidsin, duke u shprehur:

“Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj Lige. Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe më pëlqen fakti që për shembull Uest Hemi ka gjasa të luajë në Champions League.

Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para.” – u shpreh trajneri i Liverpulit para ndeshjes.