Këmbëngulja e skuadrës së Juventus ,ofron 5 futbollistë për të marrë super talentin italian

322
Sigal

Federico Chiesa mbetet një nga objektivat kryesor në merkaton e Juventusit. Skuadra bardhezi është gati që të përfshijë plotë 5 futbollistë në mënyrë që të arrijë që të bindë presidentin Commisso që ta lërë të lirë gjatë kësaj vere.

“Tuttosport” raporton se në tratativa mund të përfshihen Romero (i huazuar te Genoa), Luca Pellegrini (në huazim te Cagliari), Rugani, Mandragora dhe Perin.

Një ose dy prej tyre mund të transferohen në Firence nëse gjendet gjuha e përbashkët, sigurisht duke i shtuar edhe një shumë të mirë financiare. Për Chiesa-n ka shprehur interesim prej kohësh edhe Interi, por Juventus ka një akord me futbollistin që në verën e kaluar, por marrëveshja dështoi pas ardhjes së presidentit amerikan.