Kategoria Superiore/ Hap fals i Vllaznisë në garën për Europën, Dinamo i merr pikë në “Elbasan Arena”

180
Sigal

Për Vllazninë, është “count down”-i final për Europën. Dinamo këtë të enjte në “Elbasan Arena” dhe pastaj sfida me Kukësin në “Loro Boriçi”.

Skuadra e Elvis Plorit, me një fitore ndaj Dinamos, mund të parakalojë verilindorët, duke marrë vendin e katërt që iu siguron pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale.

Për Dinamon, gjithçka është e mbyllur, ndeshjet e fundit luhen thjesht për të respektuar kalendarin.