Kategoria e Parë hyn në fazën e “nxehtë”, njihuni me programin e javës së 22-të

123
Sigal

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më interesante të saj.

Kur duhen edhe 5 sfida nga fundit i këtij kampionati, të gjitha skuadrat po luftojnë fort për të siguruaer sa më shumë pikë.

Pikërisht java e 22-të premton duele “zjarri”, teksa do të luhet në 3 ditë. Të premten gjithçka do të nisë me duelin mes Luzit dhe Lushnjes, takim që do të startojë në orën 15:00. Gjithashtu në po të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Apolonisë dhe Burrelit.

Ndërkohë për të shtunën janë në program Flamurtari dhe Skënderbeu, që cilësohet edhe si dueli i vendit të parë dhe do të startojë në orën 15:00.

Gjithashtu edhe Besëlidhja do të duelojë me Tomorin, ndërsa takimi tjetër mes Besës dhe Tërbunit nuk do të zzhvillohet, kjo për shkak të përjashtimit të skuadrës pukjane nga Kategoria e Parë. Kavajasit marrin kështu 3 pikët në tavolinë.

Dy takimet e tjera do të zhvillohen të dielën. Turbina-Dinamo dhe Korabi-Oriku që luhen në të njëjtën orën 15:00.

Ndeshjet e javës së 22-të:

Të premten, ora 15:00

Luzi-Lushnja

Apolonia-Burreli

Të shtunën, ora 15:00

Flamurtari-Skënderbeu

Besëlidhja-Tomori

Të dielën, ora 15:00

Turbina-Dinamo

Korabi-Oriku