Vendimi për të çaktivizuar llogarinë e tij në Instagram është marrë nga Karim Benzema.
Sulmuesi francez pa skuadrën e tij Al Ittihad pak ditë më parë të humbiste 5-2 ndaj Al Nasr të Cristiano Ronaldos për ligën e Arabisë Saudite.
Humbja me 5 gola nga Al Nasr i “çmendi” tifozët e Al Ittihad të cilët “sulmuan” masivisht profilin e Benzemas në Instagram. Ish-asi i Real Madridit me origjinë algjeriane nuk i ka duruar komentet negative dhe ka vendosur të mbyllë llogarinë.
Al Ittihad ndodhet në vendin e 6-të të tabelës dhe ka një diferencë prej 22 pikësh nga kreu (Al Hilal). Tifozët e Al Ittihad nuk janë të kënaqur me paraqitjen e Benzemas dhe ai vetë ka filluar të ketë mendime të dyta për zgjedhjen e tij për t’u larguar nga Evropa për petrodollarët e Arabisë Saudite.
Tashmë flitet për interesim nga skuadra në Turqi.






















