Kanadaja kualifikohet pas 36 vjetësh në një Kupë Bote

137
Sigal

Konsiderohet si një kombëtare plot me talente dhe një brez i artë. Me meritë ata fituan 4-0 ndeshjen e radhësh eliminatore që i çon direkt në Kupën e Botës në Katar.

Flasim për Kanadanë që në mesnatë dominoi Xhamajkën 4-0 me golat e Larin, Buchanan, Hoillet dhe Mariappa (Aut), sukses që i dha vendin e parë dhe kualifikimin më tej kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur për zonën e Amerikës së Veriut. Alphonso Davies ishte mungesa e madhe pasi ka patur probleme me zemrën por lajmi i mirë është se është shëruar.

Ndërkohë edhe SHBA me Meksikën janë shumë pranë kualifikimit direkt me fitoret respective 5-1 me Panamanë dhe 1-0 me Hondurasin.