Sigal

Përfaqësuesja e notit Shqiptar për të rinj, në Botëror, e fillon mbarë ditën e parë me 3 rekorde kombëtare për të rinj, një numër sportistësh i konsiderueshëm në përfaqësim, 11,  ku 7 djem e 4 vajza. Kishte kohë që nuk mblidheshin kaq shumë në një event kaq të madh. Sportistët  duken në forme të mirë, për gjithçka çfarë kanë konsumuar në stërvitje me trajnerët e tyre.

Vetëfinancimi nga sportistët në aktivitet, tregoi dukshëm kontributin që po japin familjarët në përfaqësimin tonë në arenën ndërkombëtare, në ditët e ardhshme shpresojmë kohë edhe më të mira nga notarët, i urojmë suksese në gara!!

E para që vendosi rekord ishte Dita, Emma Rock në 50 metra stil bretkose me kohën 37.09. Ndërkohë një rekord tjetër është thyer nga Kledi Kadiu, i cili vendosi kohën më të mirë kombëtare për të rinj me 51.62 në 100 metra stil i lirë. Kledi Kadiu, me këtë ritëm mund të jetë kandidat për Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi është një notar i ri në moshe, dhe ka pasur rezultate shumë të mira, një perspektivë që mund t’i kthejë notit shqiptar një kapitull të ri.

Rezultatet e notarëve shqiptarë në ditën e parë

Ared Ruci 100 shpinë 1.07.63

Stiven Xhufi 100 shpinë 1.06.71

Xhon Diko 100 bretkosë 1.09.89

Kledi Kadiu 100 bretkosë 1.04.39

Elise Nake 100 shpine 1.23.69

Stafeta 4×100 stil i lirë

Kledi Kadiu

Fabio Dajzmaili

Stiven Xhufi

Paolo Priska

3.41.06 rekord për të rinj