Kampionatet europiane, Reali tremb kundërshtarët, Bayern ndalet në barazim

443
Sigal

Bundesliga- Bien Bayern e Dortmund, Paderborn udhëheq Bundesligen Këtë jave Bundesliga  nuk ishte ashtu siç pritej, me barazimin e Bayern,humbjen e Dortmund dhe Leverkusen dhe mbi të gjitha fitorja e Paderborn ndaj Hannoverit që e dërgon në vendin e parë të renditjes në  kampionatin gjerman. Ndeshjet dukej se ishin më delikate se ç’ pritej për skuadrat gjermane që marrin pjesë në Champions League duke qenë se asnjëra nuk e përjetoi fitoren këtë javë, me Bayern që barazoi 0-0 ndaj Hamburg, me Schalke që barazoi 2-2 me  Eintraht Frankfurt,  me Dortmund  që humbi 2-0 ndaj Mainz dhe me  Leverkusen që humbi ndaj Wolfsburgut 4-1 në ndeshjen e të dielës. Këto rezultate e vendosin Bajernin në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Paderbornin kryesues, Hofenhaimin dhe Mainzin e vendit të tretë, ndjek në vendin e pestë Bayer Leverkusen me vëtëm një pikë larg Bajernit të Mynihut. Ndërsa Borusia Dortmund ndodhet në një pozitë shumë të keqe, vetëm  në vendin e 10-të por shumë më mirë sesa Schalke që ndodhet në vendin e 16-të. Ndeshjet e ardhshme të Bundesligës do të luhen me 23/24 shtator.

Premier League- Çudisin United e Liverpool, shkëlqen Arsenal. Premier League luajti javën  e pestë të saj dhe rezultatet ishin befasuese me vetëm Arsenalin nga të mëdhatë që ja doli të fitonte 3-0 ndaj Aston Vilës. Super ndeshja e javës mes Man.City dhe Chelsea u mbyll në barazim 1-1 ku për londinezët shënoi Andre Shyrle ndërsa për Man. City shënoi as më pak e as më shumë por vetë Frenk Lampard, ish-futbollisti i Chelseas dhe legjendë e këtij klubi. Nuk kaloi pa u vënë re edhe humbja turpëruese e Manchester United 5-3 ndaj Leicester City, një rezultat që nuk pritej duke parë se United ishte në një avantazh të favorshem 3-1 ndaj vendasve modest. Kjo situatë e bën gjendjen edhe më të vështirë për Van Gaal që akoma nuk ka gjetur formulën e duhur për të arritur fitore radhazi për këtë skuadër. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Liverpool që edhe pse pritej një fitore duke marrë parasysh ndeshjen e luajtur në Champions, dështon duke u mundur keqazi nga West Ham 3-1. Aktualisht renditjen e kryeson Chelsea me 13 pikë e ndjekur nga Southempton dhe Aston Villa. Të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen të shtunën e ardhshme më 27 shtator ku bie në sy derbi londinez Arsenal-Totenham.

 Primera Division- Reali i uritur për goleadë, ngec Atletiko Madrid Realit të Madridit duket se nuk i kanë mjaftuar 5 golat e shënuar ndaj Baselit në Champions por ka shënuar edhe 8 të tjerë në kampionat ndaj Deportivo la Corunas në një fitore 8-2. Kjo fitore vjen direkt pas humbjes që pati me Atletiko Madridin në kampionat, duke e çuar në kuotën e 6 pikëve. Ndërkohë, ‘madrilenët e vegjël’ nuk ja kanë dalë të marrin më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Celta Vigos në një barazim 2-2. që i vendos në kuotën e 8 pikëve, dy më shumë se Reali i Madridit.

Serie A- Alegri ‘hakmerret’ ndaj Milanit, fiton me Juventusin Kampionati italian këto vitet e fundit, nuk është shfaqur asnjëherë më i luftuar se këtë sezon me Romen dhe Juventusin që nuk e njohin humbjen dhe me Milanin që po kalon të gjitha pritshmëritë e paraqitjeve, edhe pse humbi ndeshjen me Juventusin. Ndeshja e shumëpritur Milan-Juventus është mbyllur me një fitore të ngushtë 1-0 të torinezëve duke ju dhënë mundësinë të jenë me pikë të plota në një hap me Romen dhe duke i dhënë trajnerit Alegri kënaqësinë e një hakmarrje ndaj Milanit, ish-skuadrës së tij. Fitore pati edhe për Romen me një rezultat të pastër 2-0 ndaj Cagliarit, fitore me vlerë kjo për romanët duke parë që vinin direkt nga lodhja e ndeshjeve të Champions-it. Aktualisht Roma ndodhet në krye të renditjes, para Juventusit, falë golavarazhit më të mirë.ra. Pas ndeshjes ndaj Hamburgut ku nuk morën më shumë se një barazim ai u shpreh se do ta kishin të vështirë deri në dhjetor për të gjetur ritmin e duhur. Gjithashtu pritet që në këtë kohë futbollistët si Robben. Ribery, Schweinsteiger, Thiago, të lënë infermierinë për tu bashkuar me shokët e tyre në stërvitje.