“Kamp Nou” do të ndryshojë emrin

494
Në një intervistë të dhënë për median ekonomike Bloomberg, Presidenti i Barcelonës Bartomeu zbuloi se klubi është në tratativa me disa kompani për të ndryshuar emrin e stadiumit “Kamp Nou” me anë të sponsorizimit. Impianti legjendar ka nevojë për rinovim dhe bordi i Barcelonës po mendon ta bëjë këtë duke përfituar të ardhura duke shitur të drejtën e emrit të tij.
“Kemi një bashkëpunim të mirë me Nike, Rakuten dhe Beko. Hapi i ardhshëm është rinovimi i stadiumit dhe jo vetëm kaq por edhe të përmirësohet zona rreth tij. Investimi shkon në 600 milionë euro, por ne po punojmë që sponsori të japë gjysmën. Gjysmën tjetër do ta mbulojmë vetë sepse jemi një klub i pasur. Këtë vit shpresojmë të arrijmë në 900 milionë të ardhura”, tha Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu
Bartomeu shtoi se objektivi i klubit është të arrijë 1 miliardë të ardhura në vitin 2021. Por objektivi kryesor është investimi në akademinë e futbollit për të rritur lojtarë të rinj.
Sigal