Juventus në fushë për të zyrtarizuar titullin, Massimiliano Allegri me formacion të improvizuar

437
Sigal

Juventus do të zbresë në fushë pas disa minutash për të luajtur ndeshjen ku mund të sigurojë titullin kampion matematikisht. Massimiliano Allegri ka lënë pushim shumë prej titullarëve në këtë ndeshje për t’i dhënë mundësinë të rinjve.

Ndaj SPAL, ai ka vendosur që të zbresë në fushë me vendosjen 4-4-2. Në portë do të jetë Perin, në mbrojtje, De Sciglio, Barzagli, Gozzi dhe Spinazzola. Në mesfushë do të debutojë Kastanos në krahë të Bentacur, ndërkohë që Cancelo dhe Cuardrado do të mbështesin Kean dhe Dybala-n.