Juventus fiton me “poker” ndaj Spal-it dhe gjen Interin në gjysëmfinale të Kupës

256
Sigal

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Bardhezinjtë e nisën me vrull që në fillim ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 16’, ku Morata shënoi nga penalltia e  fituar nga Rabio.

Në minutën e 33’, ishte Frabota, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone e mposhti Berishën për të shënuar të dytin për Juventusin.

Pjesa e dytë përsëri foli për Juventusin, që realizoi edhe dy herë të tjera me Kulusevskin në minutën e 78’ dhe Kiezën në minutën e 94’.

Juventusi kalon kështu në gjysmëfinale të Kupës, ku do të përballen me Interin, që eliminoi Milanin.