Jamie Vardy, “Këpuca e Artë” e Premier League

344
LEICESTER, ENGLAND - JULY 26: Jamie Vardy of Leicester City poses with the Golden Boot award after the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on July 26, 2020 in Leicester, England.Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Sigal

Jamie Vardy shpallet golashënuesi më I mirë I premier League-s për sezonin 2019-2020. Sulmuesi 33-vjeçar i Leicester City-t e mbylli kampionatin anglez me 23 gola, një më shumë se Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ings i Southamptonit.

Për veteranin e “Dhelprave” ky çmim individual nuk vjen në mënyrën e duhur, pasi pikërisht në javën e fundit Leicesteri humbi mundësinë për të marrë pjesë në Champions League sezonin ardhshëm. Vardy nuk mundi ta gjente rrjetën në përballjen m Manchester United (0-2).

Në këtë javë të fundit Aubameyang realizoi dy gola në fitoren e Arsenalit përballë Watfordit (3-2) ndërsa Ings shënoi golin e tretë në suksesin 3-1 të Southamptonit ndaj Sheffield Utd, por pa mundur qoftë të barazonin Vardy-n.