Italia jashtë Botërorit, Ventura kthehet të flasë: Mua më ‘kryqëzuan’, Mancinin e mbrojnë

138
Sigal

Italia mbeti për të dytën herë radhazi jashtë Botërorit, teksa kombëtarja axurre nuk ia doli të kalonte në gjysmëfinalen e Play-Off, Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse vazhdimësia e trajnerit Roberto Mancini u vendos në pikëpyetje, duket se 57-vjeçari ka vendosur të vazhdojë projektin me të kaltrit.

Por, ai që është rikthyer të flasë për kombëtaren është Giacomo Ventura, ish-trajneri i Italisë i cili u shkarkua pasi mbeti jashtë Botërorit ku para katër viteve u eliminua nga Suedia.

Këtij të fundit, i kanë bërë përshtypje fakti që Mancinin e kanë mbështetur, ndërsa atë e kritikuan masivisht.

“Në të gjithë këtë kohë kam folur pak dhe kam reflektuar shumë. Kam dëgjuar shumë, në kohën time vërshuan kritikat ndaj meje, më kthyen në “njeri të zi” dhe kaluan nga “Ventura maestro” në “Venturën që djeg talenet”. Thonin se unë nuk u tërhoqa pas humbjes me Suedinë sepse e kisha mendjen të merrja paratë, por unë gjithnjë e kam mbajtur pjesën time të fajit për atë eliminim.

Ajo që dua të them është se ka pasur edhe përgjegjës të tjerë për dështimin, ndërsa sot media mbron trajnerin Mancini. Dhe, mirë bëjnë sepse nuk ka 1 fajtor. Nuk është një disfatë e skuadrës, por është një disfatë e sistemit”, u shpreh Ventura.