Inxhinierët penalizojnë LeClerc, Verstapen fiton dhe Hamilton zhgënjen në Monako

90
Sigal

Mekanikët e Ferrarit nuk ja dolën mbanë që të rregullonin në kohë për garën e Monakos makinën e Charles LeClerc, që ishte mes favoritëve në shtëpinë e tij, edhe për shkak të nisjes si i pari.

Leklerk u tërhoq para nisjes së Çmimit të Madh të Monakos për shkak të disa problemeve në semiaksin e majtë, një problem që iu shfaq që gjatë provave zyrtare, por që në 24 orë kohë mekanikët dhe inxhinierët e Ferrarit nuk e korrigjuan.

“Jam shumë i trishtuar, mekanikët bënë gjithçka dhe kambio ishte në rregull, por problem vinte nga ana e majtë e makinës. Duhet të shohim çfarë ka ndodhur, mendoj se lidhet me incidentin e së shtunës”, tha Leklerk.

Largimi i LeClerc i hapi rrugën Maks Verstapen, që me fitoren e sotme ka marrë kreun e klasifikimit, duke kaluar Lewis Hamilton, që ka zhgënjyer, duke e mbyllur garën në vend të shtatë.