Intervista/ Nesti Gjoka: Superiorja e fortë, kampionat i paparashikueshëm

105

Flet për “Telegraf” Nesti Gjoka, ish-trajner në skuadra të Superiores, sot drejton në Arabinë Saudite

Sigal

 

Nga Agron Kaja

“Në Superiore kampionati është i fortë dhe i paparashikuar, e tregon vetë situata në 31 javë. Për titullin kampion çdo gjë është e hapur mes Tiranës e Partizanit, për Europën janë tre skuadra që pretendojnë dhe në fund janë po tre skuadra, që kërkojnë të mbijetojnë”

Si e mbyllët sezonin në kampionatin e Arabisë Saudite?

Unë mendoj se për atë që kisha shkuar në kampionatin e Arabisë Saudite ku drejtova skuadrën O’Hod Club. Skuadra e arriti mbijetesën në Superligë, pasi një muaj para mbylljes e lashë në mesin e tabelës, me objektivin e realizuar.

Në Abissnet Superiore u luajt java e 35-të, përcaktuan ndonjë pozicion përfundimtar në renditje këto ndeshje?

Që kampionati i sivjetëm në Superiore është i fortë dhe i paparashikuar, e tregon vetë situata në 31 javë. Kështu, për titullin kampion çdo gjë është e hapur mes Tiranës e Partizanit, për Europën janë tre skuadra që pretendojnë, dhe në

fundin e renditjes janë po tre skuadra që kërkojnë të mbijetojnë.

Është kjo renditja më e drejtë në raport me performancën e skuadrave?

Unë kam gjithmonë idenë se, në çdo kampionat skuadrat kanë pozicionet që i meritojnë. Më duket mëse normale dhe mëse e arsyeshme kjo renditje. Por ndjej keqardhje se Kukësi më duket në moment të vështirë me pozicionin nga fundi i renditjes.

Në javën e 33-të do luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, do jenë përcaktuar pozicionet e tyre deri atëhere?

Nuk di ta them këtë, sepse kjo ndeshje i përket dy javëve më vonë dhe nuk mund të parashikohet dot çka ndodh çdo javë. Por mendoj se derbi do të jetë përcaktues, ose Tirana do e mbyllë kampionatin, ose do të hapet nëse fiton Partizani.

Si e mendoni, është kjo renditje e vlerave reale të çdo skuadre?

Vazhdoj të këmbëngul se pozicionet që kanë skuadrat aktualisht, e meritojnë për atë çka kanë dhënë. Por ende nuk ka mbaruar, e çdo skuadër do të marrë atë që meriton deri në mbylljen e kampionatit. Janë edhe gjashtë ndeshje.

Dhe, ku pritet që kjo renditje e Superiores të ndryshojë deri në fundin?

Mendoj se do jetë luftë shumë e fortë për një vend në Europë, dhe kjo mes Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias. Por, duke qenë se Kastrioti nuk po dorëzohet në fundin e renditjes, edhe këtu besoj se do jetë një nga pikat më të forta deri në fund.

Nëse e keni një mendim për kampionen dhe dy skuadrat, që zbresin në të Parën, cilat janë?

Kampionia do të përcaktohet shumë pas derbit, ndërsa për Europën do të duket se cila skuadër do të gabojë më pak në ndeshjet direkte me rivalet. Për fundin mendoj se ka pak alternativa mbijetese.

Në Kategorinë e Parë janë përcaktuar verdiktet për disa skuadra, si e përshkruani situatën në tabelën e renditjes?

Sigurisht që në Superiore do ngjiten dy ekipe me emër, Skënderbeu e Dinamo.

Më vjen keq për Flamurtarin që nuk e arriti ngjitjen direkt se është ekip me histori të mirë në futbollin shqiptar. Por korçarët e dinamovitët e merituan.

Në dy ndeshjet e mbetura, ku mendoni se do të kemi ndonjë surprizë?

Në dy javët e fundit të këtij kampionati çdo gjë mund të ndodhë. Mundet të ketë edhe ndonjë përmbysje sa i përket skuadrave që luftojnë të shmangin rënien direkte nga kategoria, por edhe ndonjë surprizë për skuadrat e Play-off-it.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java e 31-të

Të shtunën, datë 29 prill 2023

Bylis-Laçi                                15:00

Erzeni-Partizani                       18:00

Të dielën, datë 30 prill 2023

Kukësi-Teuta               15:00

Tirana-Kastrioti                       15:00

Vllaznia-Egnatia                     18:00

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Tirana                       30        56

2.Partizani                   30        51

3.Egnatia                     30        43

4.Vllaznia                    30        42

5.Laçi                          30        40

6.Teuta                        30        38

7.Erzeni                       30        38

8.Kukësi                      30        36

9.Bylis             30        33

10.Kastrioti                 30        28

 

Kategoria e parë

Ndeshjet-Java e 25-të

Të shtunën, datë 6 maj 2023

Apolonia-Luzi             16:00

Dinamo-Tërbuni (Afr.)           3-0

Oriku-Lushnja             16:00

Skënderbeu-Besa                    16:00

Burreli-Turbina                        16:00

Tomori-Korabi                        16:00

Besëlidhja-Flamurtari  16:00

Renditja          

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Skënderbeu  24        48

2.Dinamo                    24        44

3.Flamurtari                 24        40

4.Tomori                      24        37

5.Korabi                      24        36

6.Apolonia                  24        35

7.Luzi 2008                 24        35

8.Besa             24        31

9.Lushnja                    24        31

10.Burreli                    24        28

11.Turbina                   24        26

12.Tërbuni                   24        24

13.Oriku                      24        24

14.Besëlidhja  24        17

Shënim: Tërbuni është përjashtuar nga gara me vendim të Komisionit të Displinës në FSHF

Kategoria e parë

Dritan Mehmeti: Suksesi i Dinamos, i përbashkët

Ka dy muaj në krye të skuadrës së Dinamos, trajneri Dritan Mehmeti tregohet optimist se suksesi i ngjitjes në Superiore dy javë para mbylljes së kampionatit, është meritë e skuadrës, e drejtuesve të saj, por edhe e atyre tifozëve. “Kur e mora drejtimin e Dinamos, skuadra ishte 4 pikë larg vendit të parë dhe 3 pikë nga vendi i dytë, në një gjendje psikologjike jo fort të mirë. Sot ndodhemi në vendin e dytë të shkëputur nga i treti dhe të sigurtë që ngjitemi në Abissnet Superiore, vend që Dinamo e meriton”, kështu theksoi fillimisht trajneri dinamovit, i cili e quan këtë një sukses të përbashkët. “Lojtarët, drejtuesit, stafi teknik e në veçanti presidenca, të gjithë kanë meritën për këtë sukses të përbashkët. Janë edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kampionatit ku ne kemi 3 pikët aforfe me Tërbunin, ndërsa në Luz do shkojmë të respektojmë garën”.

Longo në Itali, Flamurtari në ajër.

Vetëm dje është folur për situatën e trajnerit të Flamurtarit, Diego Longo. Sepse ditën e dielë pas humbjes me Tomorin, italiani i është drejtuar aeroportit të Rinasit dhe këto ditë nuk është bërë i “gjallë” në Vlorë. Drejtori i FK Flamurtari, Alfred Ferko, ka deklaruar për mediat se ai do të rikthehet, pasi u largua për arsye personale. Flamurtari shpreson shumë te faza Play-off.

 

Kupa e Shqipërisë

Gjysmëfinalet trazojnë Superioren

 

Ndeshjet gjysmëfinale

Datë 26 prill 2023

Vllaznia-Egnatia                     18:00

(Në “Loro Boriçi”, Shkodër)

Tirana-Teuta                18:00

(Në “Elbasan Arena”, Elbasan)

Datë 11 maj 2023

Takimet e kthimit

Të mërkurën do të luhen 90 minutat e para të ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Ky është edicioni i 71-të i këtij kompeticioni, të cilin e kanë fituar 12 skuadra: Tirana 16, Partizani 16, Dinamo 13, Vllaznia 8, Flamurtari 4, Teuta 4, Besa 2, Laçi 2, Kukësi 2, Elbasani 2, Apolonia 1 dhe Skënderbeu 1. Janë katër skuadra: Vllaznia, Egnatia, Tirana dhe Teuta, të cilat do të kërkojnë një biletë për në Europë nëse e fitojnë këtë kompeticion. Këto ndeshje do të luhen në një situatë kur vetëm Tirana duket më pranë realizimit të synimeve për titull kampion në Abissnet Superiore, ndërkohë që Vllaznia, Teuta dhe Laçi e kanë të largët Europën nga kampionati. Ndaj këto gjysmëfinale duket se e trazojnë  Abissnet Superioren.

Vëzhgim / Nga e Para në Superiore, sezoni në metrat e fundit të tij mes emrash të vegjël e të mëdhenj

Pranvera e futbollit me dy ngjitje BIG në Superiore!

Nga Agron Kaja

 

Pranvera ka qenë e ngjeshur për futbollin shqiptar, sepse përpos rezultateve, të gjitha kategoritë kanë patur kalendar të fortë, por edhe të afërt në kohë nga ndeshja në ndeshje. Superiorja luan gjashtë javët e fundit. Kategoria e Parë ka edhe dy javë, ndërkohë që Kupa e Shqipërisë është 180 minuta larg përcaktimit të finalistëve dhe fituesit. Po çfarë ka ndodhur këtë javë në Kategorinë e Parë? Natyrisht që ky ka qenë lajmi, sepse sezoni i ardhshëm në Abissnet Superiore do të ketë dy emra të mëdhenj, dy skuadra zonja që në historinë e tyre koleksionojnë 26 tituj kampionë në elitën e futbollit shqiptar dhe 12 herë nënkampione. Më konkretisht, kryesuesi i renditjes në Kategorinë e Parë është Skënderbeu, ka dalë 8 herë kampion: 19332010-20112011-20122012-20132013-2014, 2014-20152015-20162017-2018 dhe 3 herë nënkampion. Ndërsa Dinamo që renditet në vendin e dytë ka dalë 18 herë kampione: Në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956 dhe 1960, në sezonet 1966-19671972-19731974-1975, 1975-19761976-19771979-19801985-19861989-19902001-2002, 2007-20082009-2010, si dhe 9 herë nënkampione. Aty janë edhe Tirana me 26 tituj kampion dhe 13 herë nënkampione, Partizani 16 herë kampion dhe 21 herë nënkampion, Vllaznia 9 herë kampione dhe 12 herë nënkampion, Teuta 2 herë kampione dhe 6 herë nënkampion, Kukësi 1 herë kampion dhe 6 herë nënkampion, si dhe Laçi 1 herë nënkampion. Dhe e gjithë kjo histori që po pret kampionet e reja në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, duket se po i “shkund” të gjitha skuadrat që të kapin më të mirën e synimeve të tyre. Në dy kategoritë kryesore: Në Abissnet Superiore dhe në Kategorinë e Parë ka shumë dritëhije në renditjen e skuadrave. Në Superiore, sipas situatave në tabelën e renditjes do të jetë Tirana për të 27-ën herë kampione, ndërkohë që në Kategorinë e Parë kampionia do të dalë nga dy skuadrat e kreut të renditjes: Skënderbeu dhe Dinamo.

E tashmë kjo pranvera e futbollit do të ketë dy ngjitje BIG në Superiore, dy skuadrat me histori pozitive në topkëmbën shqiptare, por edhe me pjesëmarrje dinjitoze edhe në kompëticionet europiane ku kanë marrë pjesë. E gjithë kjo histori në 83 kampionatet shqiptarë të elitës që janë zhvilluar, nuk duhej lënë pa e kujtuar, jo vetëm për meritën e këtyre dy skuadrave, por edhe për faktin se në të Parën kanë qenë rivale të tyre edhe Flamurtari 1 herë kampion dhe 7 herë nënkampion, Besa 2 herë nënkampion dhe Tomori 1 herë nënkampion të elitës.

Gjithë këto të dhëna të historisë ndoshta do të sjellin edhe atmosferën e munguar të viteve të shkuara, tifozerinë, apo lojtarin e 12-të.

 

“Kjo pranvera e futbollit do të ketë dy ngjitje BIG në Superiore, Dinamo e Skënderbeu. Janë dy skuadra me histori pozitive në topkëmbën shqiptare, por edhe me pjesëmarrje dinjitoze edhe në kompeticionet europiane”

Kryesuesit e renditjes në Kategorinë e Parë

Skënderbeu, ka dalë 8 herë kampion: 19332010-20112011-20122012-20132013-2014, 2014-20152015-20162017-2018 dhe 3 herë nënkampion.

Skënderbeut i është hequr një titull kampion nga FIFA dhe UEFA për dyshime trukimesh

Dinamo, ka dalë 18 herë kampione: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956 dhe 1960, në sezonet 1966-19671972-19731974-1975, 1975-19761976-19771979-19801985-19861989-19902001-2002, 2007-20082009-2010, si dhe 9 herë nënkampione

STADIUMI

“Arena e Demave”, emri i stadiumit të Partizanit

Drejtuesit e Partizanit kanë vendosur që stadiumi i ri të ketë një emër. Gjatë këtyre muajve të funsionimit të tij ai është quajtur “Partizani” , me emrin e skuadrës. Por në vazhdimësi, nga drejtuesit është vendosur që të quhet “Arena e Demave”. Në fakt, skuadra quhet në terminologjinë e tifozerisë si “Demat e Kuq”, ndërkohë që edhe stadiumi e ka “Demin” brenda. Vetë drejtuesit e klubit deklarojnë se në të ardhmen do të vazhdojnë të kompletojnë kompleksin edhe me investime të tjera. Ndërkohë që në javën e 32-të Partizani-Kukësi do të jetë ndeshja e parë në këtë stadium, pikërisht me emrin “Arena e Demave”.

KOMBËTARJA

Dëmtohet Gjimshiti, në dyshim për Moldavinë

Ditën e hënë, në kuadrin e javës së 31-të të Serie A në Itali, futbollisti i Kombëtares sonë Berat Gjimshiti luajti 71 minuta në sfidën Atalanta-Roma 3-1.  Lajmi i keq është edhe për kombëtaren tonë që më 17 qershor prêt Moldavinë në kuadrin e ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian, Grupi E. Pas ndihmës mjeksore u konstatua se kishte marrë goditje në gishtin e madh të këmbës djathtë dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Ndërkohë që pas ndeshjes, në lidhje me dëmtimin e tij, trajneri Gasperini u shpreh se Gjimshiti mund të ketë pësuar frakturë në gisht megjithatë do të bëhen të gjitha ekzaminimet.

FORMULA 1

Lëklerk drejt largimit nga Ferrari

Në datat 28-30 prill 2023 do të zhvillohet gara e Azerbaixhanit, e katërta e këtij sezoni. Por në skuderinë Ferrari ka lajme të reja, sa i përket pilotit të saj Çarls Lëklerk. Ai e ka nisur dobët këtë sezon, ku ka grumbulluar vetëm 6 pikë në tre gara: Bahrein, Arabia Saudite dhe Australi. Duke qenë se në mesin e sezonit, në kontratat e çdo piloti ekziston klauzola e largimit në bazë të pikëve të grumbulluara. Për Lëklerk kjo mbetet një mundësi, të cilën e ka shprehur edhe vetë drejtori teknik i Red Bull, Helmut Marko. “Ferrari mund të humbasë Çarls Lëklerk. Ai ka një kontratë që bazohet te pikët e fituara përpara pushimeve të verës, që të lejon më pas të prishësh kontratën me skuadrën aktuale”.