Futbollisti i Partizanit bën “gol” edhe jashtë fushe, bëhet baba për herë të parë

263
Sigal

David Atanskoski nuk ishte as në pankinë në ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit dhe arsyeja është shumë më e rëndësishme se një ndeshje futbolli për të.

Mbrojtësi i majtë i Partizanit të hënën është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sara, ka lindur një vajzë, që është fëmija i parë i çiftit.

Klubi i kishte dhënë leje lojtarit të linte grumbullimin para ndeshjes, teksa në ditët në vijim ai do të kthehet në stërvitje.