Intervista/ Ledjo Pano: Klasikja Vllaznia-Tirana e vështirë, i ka të tre rezultatet

125

Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Partizanit e Kombëtares, Ledjo Pano

Sigal

 

Nga Agron Kaja

“Tirana është në krye të renditjes, por nuk besoj se ka qetësi. Nëse do e kalojë pozitivisht këtë ndeshje me Vllazninë, atëhere rritet përqindja për kampione. Por Vllaznia ka ndryshime shumë pozitive me trajnerin e ri dhe do ta ketë të vështirë.”


Superiorja ka edhe 35 ndeshje për të luajtur, si mendoni se kanë kaluar 145 ndeshjet e luajtura?

Mendoj se në të gjitha ndeshjet e luajtura në tre fazat e para, të gjitha skuadrat kanë treguar ekuilibër në lojën e tyre, por edhe ulje e ngritje. Gjithçka që kanë dhënë në fushën e lojës është shprehur në renditjen aktuale të tyre në 29 javë.

Nisur nga renditja, ku mendoni se skuadrat duhet të ishin ndryshe: në krye, në mes apo në fundin e renditjes?

Kur them se ka pasur ekuilibër në ndeshjet e zhvilluara, edhe renditja e skuadrave ka ndryshuar shpesh. Sepse Tirana me Partizanin kanë ndryshuar disa herë kreun e renditjes mes tyre, ndërsa Laçi nga fundi, sot mendon Europën.

Tirana është shkëputur 5 pikë nga Partizani i vendit të dytë, mendoni se bardheblutë kanë hedhur hapin serioz drejt titullit kampion?

Tirana është në krye të renditjes, por nuk besoj se ka qetësi. Nëse do e kalojë pozitivisht këtë ndeshje me Vllazninë, atëhere rritet përqindja për kampione. Por Vllaznia ka ndryshime shumë pozitive me trajnerin e ri dhe do ta ketë të vështirë.

Mund të themi se kjo renditje do të jetë e pandryshuar deri në mbylljen e kampionatit?

Duke menduar që ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen për të gjitha skuadrat, besoj se mund të ketë ndryshime në renditje, madje nga kru në fundin e saj. Tirana e Partizani e kanë shkëmbyer disa herë vendinnë kreun e renditjes, ndaj çdo gjë mund të ndodhë në këto shtatë javët e mbetura.

Në Abissnet Superiore këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 30-të, cilin nga çiftet veçoni?

Të gjitha ndeshjet duken të vështira. Sepse ndeshen skuadra që kanë synime ekstreme në tabelën e renditjes. Egnatia-Laçi, Teuta-Erzeni dhe Partizani-Bylis duken delikate. Gjithsesi, mendoj se do të jenë ndeshje pa favoritë.

Po në klasiken Vllaznia-Tirana, cilën skuadër e mendoni më pranë fitores?

Do të jetë një ndeshje e vështirë që mendoj se nuk e përcakton dot një rezultat fiks, por që të treja rezultatet mundet t’i ketë. Unë dëshiroj që të ndalet Tirana dhe fitorja e Partizanit me Bylisin do ta bëjë më të bukur luftën për kreun e renditjes.

Në Kategorinë e Parë, kalendari përball skuadrat me synime të kundërta për renditjen, si e përshkruani javën e 24-t?

Edhe në këtë kategori, java e 24-t ka ndeshje shumë të vështira. Dy kryesueset, Skënderbeu e Dinamo luajnë transferta të vështira, Flamurtari duhet të fitojë doemos në fushën e tij me Tomorin dhe po kështu Burreli me Korabin.

Mbeten edhe katër javë deri në mbylljen e kampionatit, si i shikoni skuadrat nga kreu në fundin e renditjes?

Mendoj se në këto tre javët e mbetura do të ketë ndryshime në tabelën e renditjes. Përjashtimi i Tërbunit përcaktoi vetëm një skuadër që zbriti nga kategoria, por i komplikoi pozitat për tre-katër skuadra të tjera. Do kemi surpriza.

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java e 30-të

Të shtunën, datë 22 prill 2023

Egnatia-Laçi                15:00

Teuta-Erzeni                15:00

Vllaznia-Tirana                        18:00

Të dielën, datë 23 prill 2023

Kastrioti-Kukësi                      15:00

Partizani-Bylis                         18:00

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Tirana                       29        53

2.Partizani                   29        48

3.Egnatia                     29        42

4.Vllaznia                    29        42

5.Laçi                          29        39

6.Erzeni                       29        38

7.Kukësi                      29        36

8.Teuta                        29        35

9.Bylis             29        33

10.Kastrioti                 29        28

 

Kategoria e parë

Rezultatet-Java e 24-ët

Të shtunën, datë 22 prill 2023

Luzi-Tërbuni (Afrofe) 3-0

Lushnja-Dinamo                     16:00

Besa-Oriku                              16:00

Turbina-Skënderbeu    16:00

Korabi-Burreli             16:00

Flamurtari-Tomori                   16:00

Apolonia-Besëlidhja   16:00

Renditja          

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Skënderbeu  23        45

2.Dinamo                    23        44

3.Flamurtari                 23        40

4.Korabi                      23        35

5.Tomori                      23        34

6.Apolonia                  23        32

7.Luzi 2008                 23        32

8.Besa             23        31

9.Lushnja                    23        28

10.Burreli                    23        27

11.Turbina                   23        26

12.Tërbuni                   23        24

13.Oriku                      23        21

14.Besëlidhja  23        17

Shënim: Tërbuni është përjashtuar nga gara me vendim të Komisionit të Displinës në FSHF

 

Kategoria e parë

Roland Iljadhi: Flamurtari bëri hapa fals për kreun

Ish-futbollisti i Flamurtarit të “artë” në vitet ’80-’90, Roland Iljadhi, e shikon me keqardhje situatën e skuadrës në renditjen e Kategorisë së Parë. Ai deklaron se skuadra bëri disa hapa fals me humbjet në fazën e dytë dhe e rrezikoi seriozisht kreun e renditjes. “Më vjen keq që Flamurtari bëri disa hapa fals për kreun e renditjes. Humbi në disa ndeshje ku fitorja ishte detyrim. Tani duhet të presim katër javët e mbetura, nëse Dinamo apo Skënderbeu do të bëjnë edhe ato ndonjë hap fals që të përfitojë Flamurtari”. Ndërkohë që situatën në Kategorinë e Parë, Iljadhi e shikon si të vështirë, kryesisht për skuadrat në fundin e renditjes. “Janë edhe katër javë dhe skuadrat e fundit të renditjes kanë bërë një “fjalëkryq”, që mund të zgjidhet vetëm në javën e fundit. Ndërsa për kreun, tashmë do të luftohet se cilat do jenë katër skuadrat do të renditen në vendet 3-4-5- 6, të cilat do të luajnë mes tyre për tu ndeshur në  Play-off për Superiore”.

Vora në të Parën, AF Elbasani 90 minuta larg

Këtë fundjavë, në Grupin A të Kategorisë së Dytë, Vora kryesuese u shkëput në +7 pikë nga Sopoti i vendit të dytë dhe siguroi matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë do të jetë pushim. Por duke qenë se janë edhe dy ndeshje, vorakët janë të sigurtë drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në Grupin B është AF Elbasani në krye dhe +4 pikë para Pogradecit të vendit të dytë. Elbasanasit janë favoritë për vendin e parë dhe nga tre ndeshjet e mbetura i duhen 90 minuta për tri pikë që të sigurojë përfundimisht kreun e grupit.

FSHF shpall datën: Asambleja më 12 maj në Tiranë


FSHF-ja ka bërë publike dje se Asmableja e Përgjithshme e Zakonshme do të zhvillojë punimet e saj në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. “Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. Më 12 maj në të do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së, të cilët janë njohur me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen, ku do të diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2022, raporti financiar, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilanci për vitin e kaluar. Do të shqyrtohet buxheti për vitin financiar 2023 dhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit, projekte apo edhe tema të tjera”, thuhet në deklaratën e djeshme të FSHF-së.

 

KËNDVËSHTRIM/ Pjesëmarrje e dobët në kampionatet Europianë të Mundjes e Peshëngritjes

Vetëm çeçeni Abakarov po e nderon flamurin shqiptar?!

Nga Agron KAJA

Këto ditë janë duke u zhvilluar dy evente ndërkombëtarë: Në Kroaci, Kampionati Europian i Mundjes dhe në Armeni Kampionati Europian i Peshëngritjes. Në të dy këto evente ka pjesëmarrje edhe të sportistëve shqiptarë. Në Yerevan janë shtatë peshëngritës që garojnë nën flamurin shqiptar (gjashtë meshkuj dhe një femër), ndërsa në Zagreb janë gjasht ë mundës që përfaqësojnë vlerat e mundjes shqiptare në stilin e lirë dhe stilin greko-romak (pesë meshkuj dhe një femër). Pra, janë dymbëdhjetë sportistë (dhjetë shqiptarë dhe dy rusë) të cilët kanë shkuar aty për të treguar se çfarë vlerash individuale kanë për të fituara medalje. Deri tani më i suksesshëm ka dalë mundësi Zelimkhan Abakarov, i cili arriti të fitonte Medalje Bronzi në peshën 61 kg, pasi u mund në finale 5-2 nga armeni Arsen Harutyunyan. Kështu, nga pesë “mohikanët” e mundjes, vetëm njëri e bëri “sefte” me medalje, të tjerët ndodhta kanë bërë përfaqësim “dinjitoz”. Ndërkohë, peshëngritja shqiptare ka pësuar një rënie të dukshme në rezultate që ka arritur në këtë Europian. Më mirë është renditur deri më tani Erkand Qerimaj, vendi i 5-të. Ky është i vetmi “sukses”, larg, shumë larg pritshmërive apo synimeve. Ndërsa Briken Calja, peshëngritësi pretendent për medalje në këtë Kampionat Evropian, ka dështuar në të treja provat e para të stilit të shkëputjes duke mos u paraqitur në stilin tjetër të shtytjes.

Deri këtu duket sikur nuk ka asgjë për të shkruar, por nëse i referohemi hsitorisë së afërt në të dy këto sporte prioritare në Shqipëri ku aty ka kampionë Bote, me këto rezultate shohim një rënie për peshëngritësit shqiptarë që kanë një mungesë të theksuar brezash e pasardhësish të këtyre dy kampionëve në perëndim. Ndërkohë që edhe në mundje kjo traditë kampionësh mbetet vetëm në kujtesë. Dhe çfarë tregon kjo situatë? Ndoshta një përfundim mund ta nxjerrim duke thënë se dështimi fillon nga kampionatet shqiptare, në të cilët treguesit nuk kanë qenë të niveleve evropiane e botërore. Sepse kur presim që në mundje ta ngrejnë flamurin shqiptar vetëm garuesit çeçenë, kjo nuk tregon më shumë se një dështim alla-shqiptar. Abakarov dhe Dudajev po mundohen të tregojnë nivel të lartë, por deri tani asgjë nga vlerat e tyre nuk është përciellë te mundësit shqiptarë. Dhe lind pyetja: Vetëm çeçeni Abakarov po e nderon flamurin shqiptar?! Kështu ka ndodhur në të dy Kampionatet Evropianë (Peshëngritje e mundje) të cilët janë duke u zhvilluar në këtë javë, ku edhe garuesit shqiptarë kanë treguar dështimin ndoshta më të papritur në raport me emrat e vlerat e tyre.

 

“Në Kroaci, po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe në Armeni Kampionati Europian i Peshëngritjes. Në të dy këto evente ka pjesëmarrje të sportistëve shqiptarë ku janë shtatë peshëngritës që garojnë nën flamurin shqiptar, ndërsa në Zagreb janë pesë mundës që përfaqësojnë vlerat e mundjes shqiptare.”

 

FORMULA 1

Verstapen dhe Red Bull “kërcënojnë” kreun

Sezoni 2023 në Formula 1 ka nisur pozitivisht për pilotët e Red Bull. Në tre garat e zhvilluara: Bahrein, Arabia Saudite dhe në Australi, Maks Verstapen dy herë dhe Serxhio Perez një herë kanë dalë fitues, duke treguar njëherësh edhe se skuadra e tyre do të jetë fituesja e dyfishtë në këtë sezon. Në pistën e gjatë prej 6.3 km dhe me 51 xhiro, Verstapen ka deklaruar dje se, do të dalë fitues, për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar. “Në garën e vitit të kaluar në Azerbaixhan unë fitova me kohën 1:34:05.941. Gara shkoi shumë mirë, por këtë herë besoj se do të korigjoj disa defekte të cilat mund të sjellin një kohë më të mirë. Këtë sezon skuderia jonë (Red Bull) synon të gjithë trofetë dhe unë së bashku me Serxhion (Perez) do t’ia arrijmë edhe në Azerbaixhan”. Gara e Azerbaixhanit do të zhvillohet më 30 prill 2023 në pistën e Baku.

Garat e zhvilluara, sezoni 2023

Më 5 mars 2023-Bahrein

Maks Verstapen          Red Bull

Më 19 mars 2023-Arabia S

Serxhio Perez  Red Bull

Më 2 prill 2023-Australi

Maks Verstapen          Red Bull

Më 28 prill 2023-Azerbaixhan

Ronaldo bën gjest të turpshëm ndaj fansave të Messi-t

Duket se portugezi Kristiano Ronaldo nuk ka ndryshuar pasi ndryshoi kontinent në futboll. Këto ditë ai u bë protagonist në kampionatin e Arabi, teksa pas ndeshjes Al Nasr-Al Hilal, u përfshi në një incident me tifozët vendas, duke bërë edhe një gjest të turpshëm. Tifozët e Al Hilal po thërrisnin në kor emrin e Leo Mesit, por Ronaldo u tregoi organin gjenital. Për këtë gjest, një avokat dhe këshilltar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e tij, dhe ai do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.