Pas barazimit të Atalantës, Interi u shpall matematikisht skuadra kampione e Italisë, teksa hera e fundit që zikaltrit kishin arritur këtë trofe ishte viti 2010 kur trajner ishte Jose Mourinho.
Sigurisht nuk mund të mungonte entuziazmi në shtëpinë zikaltër, teksa ka qenë vetë faqja e Interit e cila në rrjetin social ‘’Twitter’’ ka reaguar me anë të një postimi. ‘’Jemi ne, Jemi ne. Ne jemi kampionë të Italisë’’, shkruhet në postimin e faqes së Interit.
S I A M O N O I. S I A M O N O I.
I C A M P I O N I D E L L’ I T A L I A S I A M O N O I. 1️⃣9️⃣⚫️🔵#IMScudetto #IMInter #ForzaInter pic.twitter.com/Y64V27gUKf— Inter (@Inter) May 2, 2021






















