Iniesta flet “japonisht”: Tek Kobe do të jetë një sfidë për karrierën time

544
Sigal

Andres Iniesta ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme, pasi ka arritur marrëveshjen me japonezët e Vissel Kobe.

Në fjalën e parë si futbollist i Kobe, ylli spanjoll ka folur fjalë të mëdha për skuadrën e tij të re, ku ka shfaqur dhe simpatinë e tij për projektin.

Është shumë ditë e rëndësishme për mua, një sfidë në karrierën time. Besoj në këtë projekt, Japonia është një shtet i mrekullueshëm, dhe vij që të punoj dhe të luaj me bashkëlojtarët e mi. Kam pranuar disa oferta nga klube të tjera, por vendosa për Vissel Kobe sepse projekti që ma prezantuan ishte shumë interesant. Shfaqën besim në mua dhe kam shumë respekt për futbollin japonez”. -tha ish-futbollisti i Barcelonës.