IKNI QË TË DY…

483
Sigal

Adriatik Riza DOSTI

“Enough is enough”, (mjaft është mjaft), thotë një shprehje sa perfekte e aq brilante dhe e mençur amerikane. Në rastin konkret, kur Shqipëria e Dukës dhe e Panuçit është mundur sërish dhe ka regjistruar turpin e radhës, 0-2 në Beer Sheva ndaj Izraelit,kjo shprehje vlen saktësisht për duetin e sotëm drejtues të futbollit kombëtar shqiptar,P residentin Armando Duka dhe trajnerin llafazan, arrogant e të pa aftë italian, që Armandua një zot e di se për çfarë arsyesh e mbron aq fort, Kristian Panuçi. Nuk jam unë ai që dua që ju të largoheni, apo të kem ndonjë inat a mëri personale me ju, absolutisht jo. Armando, dy humbje rresht të 19 vjeçarëve në pak ditë, humbje e radhës për ekipin Shpresa, barazim shterpë në fushën tonë me Jordaninë, humbje tjetër e kombëtares në Izrael, pas asaj me Skocinë. Rezultate aspak të kënaqshme e kryesisht vetëm humbje pa mbarim, nga 15 e 17 vjeçarët e deri edhe tek përfaqësueset e femrave e kudo, pra një ortek rezultatesh që do e detyronin të paktën moralisht, cilindo të ishte ai të kishte kurajon e të thoshte, “mjaft është mjaft”, po largohem. Panuçi, përpos arrogancës, mendjemadhësisë, fodullikut, grindavecllëkut, llafazanllëkut, pa aftësisë etj., etj., në 12 ndeshje në krye të Shqipërisë, ke 7 humbje, 3 fitore e 2 barazime. Ke shënuar 8 gola e ke pësuar 19, ndaj nuk jam unë që kërkoj ikjen tënde, janë rezultatet që duhet të të largojnë një orë e më parë, të paktën për të mirën e futbollit kombëtar shqiptar,por edhe tënden. Është e vërtetë që luajtëm shumë më mirë se kundërshtari, e dominuam atë pothuajse në çdo drejtim, me lojë, kontroll topi, raste , pasime, fizikisht etj., etj., por ”harruam” që ai që të jep fitoren quhet GOL, dhe neve pikërisht kjo na mungoi. Për mungesë fati, por edhe për një sërë arsyesh të tjera, si dhe ”harruam” sërish se që të mos humbasësh nuk duhet të gabosh e sidomos të pësosh. Fjala vjen, pikërisht atëherë kur ne s’kishim se ç’të humbisnim më dhe ishim në kërkim të vazhdueshëm të golit të barazimit, e trajneri Panuçi duhet të hidhte në fushë një sulmues më teper, pra të luante gjithçka për gjithçka. Ai pikërisht këtë gjë nuk e bëri. Ja pra një anë e dukshme e paaftësisë së tij, pa hyrë më në detaje të tjera. Një ndeshje dhe një humbje disi e çuditshme kjo e djeshmja në Izrael. Ne bëmë lojën, e krijuam rastet, ata bënë golat e shënuan. Ne kërkonim të mos humbisnim, ata fituan. Ne dolëm nga ndeshja me 0 pikë, ata me fitore e 3 pikë. Ne në fund të grupit e pothuajse 90 përqind të dështuar në objektivin tonë në këtë UEFA Nations League, dhe Izraeli i pari i grupit dhe me pretendimin për të qenë ai fituesi i tij. Ne edhe disi pa fat, ata i falen gabimit tonë qesharak të minutës së 8-të kur Mavraj e Gjimshiti, me shokë (por edhe një tufë komentatorësh, opinionistësh, analistësh e gazetarucësh tanë aguridhe e injorantë totalisht), duhet të mësojne më parë rregulloren e kësaj loje e pastaj le të luajnë futboll, apo të komentojnë si Papagaj të bezdisshëm sa më s’ka. Një Izrael i lodhur pasi kishte konsumuar gjithçka para 4 ditësh me Skocinë, dhe të mund ty 2-0 pa riskuar në asgjë e pa shpenzuar as 50 përqind të forcës reale të tij. Edhe këtu Panuçi nuk mund të gjejë dot asnjë lloj justifikimi, sepse Shqipëria e drejtuar prej tij nuk dijti kërkund të perfitojë,jo më të fitonte, por madje as t’i merrte dot qoftë dhe një barazim që do e mbante ende në lojë e në garën për kreun e grupit, ndërkohë që tashmë rrezikon të bjerë një vazo e një ligë më poshtë. Edhe pse këtë radhë, Panuçi nuk ishte fajtori kryesor i kësaj humbjeje të radhës, apo i këtij dështimi të turpshëm të një objektivi plotësisht të arritshem, Ai duhet të ikë i pari prej kësaj Kombëtareje. E pra këtë radhë është krejt ndryshe, nuk mjafton vetëm të luash mirë apo të thuash se ishim më mirë se kundërshtari në të gjitha drejtimet, pasi ishte një ndeshje deçizive ku ose shkoje në krye ose fundoseshe në fund, dhe rezultati e verdikti i ndeshjes që ishin primare, na vunë me shpatulla pas murit. I pa fat Balaj, por edhe Xhaka e Memushaj, sepse portieri izraelit Harush ishte vërtetë në një ditë të shkëlqyer, por faleminderit edhe në dy raste Strakoshës, që u tha jo dy rasteve – gol të Dabur,se mund të kishim humbur edhe 3-0. I rëndë dhe i pa pranueshëm goli i Sabia në të 83′ tek e detyron Shqipërinë të ulë kokën, të dorëzohet plotësisht e të kapitullojë në fushë, edhe pse ndoshta për hir të së vërtetës meritonte një fat tjetër. Kombëtarja në udhekryq, në duar krejtësisht të pa sigurta, dhe më keq se kurrë të paktën në këto 10 vitet e fundit, çka kam kohë që e kam paralajmëruar përmes shkrimeve, opinioneve e analizave dhe komenteve të mia, por tashmë kupa, jo vetëm është mbushur dingas, por po derdhet rrezikshëm e po na bën qull të gjithëve, e për këtë bëni mirë, dhe i bëni një nder jo të vogël futbollit shqiptar, të ikni të dy, ti Armando e sidomos, ti Panuçi, sepse jam mëse i sigurtë që tani jo vetëm që s’keni më gojë t’i bëni elozhe njëri-tjetrit e aq më pak të keni më gojë, guxim e kurajo të mbroni njëri-tjetrin, dhe për këtë besoj se edhe mbrojtësit më të flaktë tuajit (për shumë arsye, të shpjegueshme of course…fare lehtësisht pse…), nuk mund të jenë aq të çmendur e budallenj, por edhe të pafytyrë e servilë të neveritshëm sa të guxojnë t’u dalin sërish në mbrojtje. “Enough is Enough,” ndaj Ikni që të DY,e mos e trashni më zullumin se nuk shkon kërkundi….