“I uroj klubit vetëm trofe!”, sulmuesi largohet nga Vllaznia

160
Sigal

Fahrudin Djurdjevic nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, pasi nuk ka rinovuar kontratën.

Në një postim në rrejtët sociale, maqedonasi ka lajmëruar largimin, ndërsa i uron sa më shumë trofe shkodranëve.

“Ishte nderi im të vishja këto ngjyra, i uroj klubit vetëm trofe dhe suksese! Faleminderit për gjithçka!”-shkruan 30-vjeçari.

Sulmuesi u bashkua me “kuqeblutë” verën e 2021-shit, ndërsa gjatë sezonit që u mbyll ai luajti në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 4 gola dhe dha 1 asist.