I skadon kontrata, mesfushori konfirmon largimin nga Skënderbeu

109
Sigal

Mesfushori brazilian, Agnaldo Moraes, nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. 28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka rinovuar. Moraes e ka konfirmuar dhe vetë këtë fakt për shtypin e shkruar, duke thënë se e ka mbyllur me ekipi korçar.

Gjithashtu, Moraes ka konfirmuar se nuk do të aktivizohet as në dy ndeshjet e fundit, pasi klubi do të aktivizojë lojtarë të rinj. Moraes u transferua në muajin tetor të vitit të shkuar te Skënderbeu, si një përforcim.

Megjithatë, Skënderbeu nuk arriti të shmangë zonën e ftohtë të renditjes dhe sezonin e ardhshëm, do të militojë në Kategorinë e Parë. Moraes luajti 24 ndeshje me Skënderbeun, ku arriti të shënojë dhe një gol. Në të shkuarën, ka luajtur edhe për Kastriotin në Superiore.