Hysaj “çmend” Napolin: “Nder të vesh këtë fanellë”

457
Elseid Hysaj mbrojtësi I Kombëtares nuk e nisi ashtu siç dëshironte aventurën e tij tek Napoli.Kjo jo shumë edhe për faj të tij pasi trajneri Sarri e aktivizonte në rolin e mbrojtësit të majtë ku shkodrani nuk mund të shfaqte gjithë potencialin e tij.
Sarri e dinte mjaft mirë që beniamini i tij mund të luajë edhe në të majtë por rendimentin më të mirë e jep në krahun e djathtë aty ku luan edhe në Kombëtare.
Kjo u kuptua mjaft qartë dhe Hysaj në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar në të djathtë ku ka fituar zemrat e tifozëve dhe Napoli ka fituar dy ndeshje me goleadë.
Napoletanët dje në mbrëmje “shtypën” Lazion 5-0 .Hysaj ishte sërish një nga më të mirët dhe vlerësimi për të nga mediat ishte me notën 7-të.
Hysaj 7-të. Sasi dhe cilësi në krah. Në të djathtë bën një dyshe fantastike me Callejon.
Vetë mbrojtësi i ri pas ndeshjes Napoli-Lazio ka deklaruar:
“Po bëjmë mjaft mirë,po përmirësohemi dhe po zbresim në fushë me mentalitetin e duhur. Duhej thjesht durim.
Napoli është një skuadër e madhe dhe duan rezultate menjëherë por tani po tregojme se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.
Për mua është nder të mbaj veshur fanellën e Napolit dhe shpresoj të luaj mirë me këtë skuadër” përfundon Hysaj.
Sigal