Sigal

Trajneri i kombëtares gjermane ndodhet në pozitën më të vështirë që kur drejton përfaqësuesen e “panzerave”. Humbja e djeshme përballë Francës, në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ishte disfata e radhës për teknikun gjerman, i cili tani rrezikon seriozisht shkarkimin nga posti i trajnerit.

Humbja me Francën me rezultatin 2-1 vjen pas asaj disfate të rëndë disa ditë më parë me Holandën, ku gjermanët u shkatërruan me rezultatin 3-0. Në tre takime të luajtura momentalisht në Ligën e Kombeve, Gjermania mban vendin e fundit pa asnjë fitore në 3 ndeshje.

Situata në kampin gjerman ka qenë e rënduar që pas katastrofës së botërorit të Rusisë, ku ata u eliminuan që në grupe. Faji për këto disfata të njëpasnjëshme të kombëtares, ka rënë mbi trajnerin Hoakim Lëv, i cili pavarësisht se i shpalli gjermanët Kampionë Bote në vitin 2014, mund t’i ketë ditët e numëruara në stolin e “panzerave”. Hoakim Lëv arriti në krye të “Mannschaft”, në gusht 2004, ndërsa më parë kishte qenë asistent i Jurgen Klinsmann, në atë kohë. Ai e ka mbajtur pozicionin e tij të tanishëm që nga korriku i vitit 2006.