Hektor Kapllani: Niveli e cilësia e mirë, duan edhe infrastrukturë të mirë

KATEGORIA E PARË/ Trajneri korçar i futbollit me Licensën UEFA A, Hektor Kapllani, me këndvështrim real

Agron KAJA

Sigal

Kategoria e Parë ka nisur fazën e tretë të saj për këtë sezon, një periudhë që vendos jo vetëm verdiktet, por aty janë edhe synimet që kanë 12 skuadrat. Edhe trajneri i   futbollit me Licensën UEFA A dhe drejtor teknik i Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, Hektor Kapllani, thuajse këtë të njëtin mendim. Por në këndvështrimin e tij, ai veçon si dukuri jo të mirë gjëndjen e disa fushave, kryesisht në Kategorinë e Parë. “Unë mendoj se ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë nuk përcaktuan ndonjë të veçantë në tabelën e renditjes, e cila është shumë imediate në këtë periudhë. Rezultatet thuajse të gjitha priteshin sikundër edhe dolën, por që u shënuan 15 gola, do thoja se nuk është një mesatare e keqe. Madje duke patur parasysh edhe gjëndjen e fushave që aktualisht sot shohim se ka terrene shumë të mira, por ka edhe fusha që nuk i përgjigjen nivelit të kësaj kategorie ku nuk bëhet fjalë të luash futboll profesionist. Në shënimin e golit dhe në cilësinë e lojës, fushat janë vendimtare. Dhe veç golit, duhet të mendojmë edhe për cilësinë e lojës që në të tilla terrene nuk mundet ta kërkosh në nivele të larta”, kështu e nisi dje bisedën specialist i futbollit Hektor Kapllani, i cili u ndal më pas edhe te skuadra e qytetit të tij, Skënderbeu. “Që Skënderbeu e meriton kryesimin, kjo është e dukshme. Filozofia e trajnerit Nesti Gjoka është e një pragmatisti, të cilit i intereson më shumë rezultati. Dhe në shumicën e rasteve ka qënë i suksesshëm me skemat e tij në lojën e skuadrës, ndaj dhe unë e rendit në katër trajnerët më të suksesshëm në futbollin shqiptar. Në këtë garë, rivalitetin dhe seriozitetin, Skënderbeu e ka me veten e tij. Do më pëlqente që të ishte Pogradeci në vëndin e dytë, sepse është një skuadër e mirëkompletuar dhe e ka forcën e grupit. Por në këtë periudhë të kampionatit, ku ndodhemi, të gjitha skuadrat janë në presion dhe të gjitha ndeshjet e tyre janë delikate”. Edhe javën e 27-të, specialist Hektor Kapllani e vlerëson me ndeshje të forta dhe delikate, duke veçuar sfidën Besa-Pogradeci. “Java e 27-të afron sfida interesante, pse jo edhe delikate. Njëra prej tyre është Besa-Pogradeci, të cilën e veçoj si një kryendeshje që i ka të treja rezultatet. Janë dy skuadra të mirëinvestuara dhe me elementë të mirë, por te kavajasit ka munguar disiplina sportive, edhe pse ka seriozitet në mbështetjen nga bashkia e presidenti i saj. Në vazhdimësi, unë mendoj se ekipet në Kategorinë e Parë duhet të jenë psikologjikisht shumë lart dhe të përqëndruar në lojën e tyre’, kështu e analizon Hektor Kapllani situatën në Kategorinë e Parë.

 

KUPA E SHQIPËRISË

Shorti risjell duelin e sezonit të kaluar, 25 trofe në  …

Ditën e djeshme, katër ekipet e kualifikuara për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, ishin me sy e veshë nga “Shtëpia e Futbollit” në FSHF. Në ora 15:00 aty u përzjenë goglat për skuadrat e Egnatias, AF Elbasanit, Vllaznisë e Dinamo City, të cilat ishin të kualifikuarat në këtë tur. Egnatia eliminoi Teutën, AF Elbasani eliminoi Partizanin, Vllaznia mposhti Bylisin dhe Dinamo City mundi Tiranën. Dhe dje, Dinamo City-Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani ishin çiftet gjysmëfinale, të cilët edhe historikisht janë fitues të këtij trofeu, të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Shorti ka vënë përballë për të dytin vit radhazi në gjysmëfinale ekipet e Dinamos dhe të Vllaznisë, të cilat në edicionin e kaluar dhuruan një përballje me rivalitet mes tyre, që pritet të vazhdojë edhe në këtë sezon. Pas këtij shorti, skuadrat mes tyre do të nisin edhe llogaritë e kësaj faze, ku synimi kryesor do të jetë finalja e madhe. Ndërkohë, ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen me system vajtje e ardhje, në datat 8 dhe 22 prill. Ekipi fitues i Kupës merr pjesë në turin e parë eliminator të UEFA Konferencë Ligë.

 

KUPA E SHQIPËRISË

GJYSMËFINALET

Ndeshjat e para

E mërkurë, 8 prill 2026

Dinamo C-Vllaznia

Egnatia-AF Elbasani

Ndeshjet e kthimit

E mërkurë, 22 pril 2026

Vllaznia-Dinamo C

AF Elbasani-Egnatia

HISTORIA

Fituesja e parë

1938-1939 SK Tirana

Fituesja e fundit

2024-2025 Dinamo C

FITUES TË KUPËS

Dinamo City   14

Vllaznia                       7

AF Elbasani                 2

Egnatia                        2

 

Me 14 golat, Nasr i Skënderbeut drejt “Këpuca e Artë”

Sulmuesi egjiptian i Skënderbeut, Saleh Nasr, është duke ecur drejt trofeut të  golashënuesit më të mirë të Kategorisë së Parë. Në sezonin e kaluar në përbërje të Teutës në Superiore, ai shënoi 3 gola në 19 ndeshje, ndërkohë që në këtë sezon me Skënderbeun në Kategorinë e Parë ka shënuar 14 gola në 22. Duke kujtuar se gjatë muajit janar ai nuk mundi të luajë në disa ndeshje për arsye të ndryshme, tashmë dukshëm po i drejtohet trofeut “Këpuca e Artë e sezonit 2025-2026.

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026       

Ndeshjet-Java 26

E shtunë, 14 mars 2026

Burreli-Kukësi                                     15:00

Iliria-Kastrioti                         15:00

Besa-Pogradeci                       15:00

Korabi-Laçi                             15:00

Apolonia-Skënderbeu             15:00

Lushnja-Luftëtari                    15:00

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              25        60

2.Laçi                          25        57

3.Pogradeci                 25        52

4.Iliria                          25        34

5.Kastrioti                   25        33

6.Burreli                      25        32

7.Besa                         25        31

8.Korabi                      25        28

9.Apolonia                  25        24

10.AF Luftëtari           25        20

11.Lushnja                  25        20

12.Kukësi                    25        17

Java e 26-të luhet në ditën e verës, ora 15:00

Kategoria e Parë do i luajë të gjitha sfidat në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Kështu është projektuar axhenda e javës së 26-të të kampionatit, ku në kalendar janë duele interesante dhe delikate. Veçohet sfida mes Ilirisë dhe Kastriotit, ndërkohë që interesante do të jetë përballja Besa-Pogradeci. Në ndeshjet e tjera, duket sikur renditja aktuale e skuadrave do ta bëjë edhe më të fortë luftën sportive në fushë, ku do të luhen Burreli-Kukësi, Korabi-Laçi, Apolonia-Skënderbeu dhe Lushnja-Luftëtari. Të gjitha këto takime do të luhen më 14 mars, në orën 15:00.