Granit Xhaka i uron fitore Kosovës e Shqipërisë

607
Sigal

Mesfushori
shqiptar Granit Xhaka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do t’i
shikojë sot dy takimet, atë Turqi – Kosovë, dhe Shqipëri – Izrael.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka thënë
gjithashtu se pret gol nga vëllai i tij Taulanti, në përballjen e sotme kundër
Izraelit.

“Edhe stërvitja e fundit për
ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore.
Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri
– Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka
shkruar Graniti.