Gonzalo Higuain tërhiqet përfundimisht nga Argjentina: Cikli im ka përfunduar

455
Sigal

Gonzalo Higuain ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja e Argjentinës. Mungesa prej disa kohësh dhe forma aspak e mirë që po kalon edhe te Chelsea, duke se e kanë detyruar që të marrë këtë3 vendim.

“Cikli im tek Argjentina ka përfunduar. Dua të kalojë sa më shumë kohë me familjen time,” shprehet Higuain për arsyen e tërheqjes.  Ish-sulmuesi i Real Madrid, Napoli, Juventus dhe Milan ka luajtur 75 herë me Argjentinën duke shënuar 31 gola.

31-vjeçari për momentin luan në formë huazimi tek Chelsea, por në fund të sezonit do të rikthehet sërish te Juventusi pasi Blutë e Londrës janë të dënuar në merkato.