Gonzalo Higuain është tashmë zyrtarisht një lojtar i Chelsea. Pak momente më parë, ai është prezantuar zyrtarisht edhe nga klubi londinez.

Në “Stamford Bridge” e pret trajneri Mauricio Sarri, që e kishte edhe tek Napoli. Nga Juventusi, ai vjen me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, dhe do të mbajë në fanellë numrin 9.

“Kur ke mundësinë të vish te Chelsea, i hipa direkt avionit. Është një klub që e kam pëlqyer gjithmonë, me kaq shumë histori, një stadium i mrekullueshëm, dhe që luan në një ligë e cila kam dashur gjithmonë të provoj veten, në Premier League. Shpresoj të shpërblej besimin që më ka dhënë klubi, dhe me zor po pres të nis këtë aventurë të re” – ishin fjalët e para të “El Pipitës” si londinez.