Negociatat, Kryemadhi: Vullneti politik nuk i ka munguar asnjëherë opozitës, por Kryeministrit

463
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga qyteti i Kavajës se për hapjen e negociatave duhet vullnet politik. Kryetarja  e LSI-së theksoi se ky vullnet politik nuk i ka munguar asnjëherë opozitës, por kryeministrit Rama, i cili është bërë pengesë për integrimin europian të vendit. Për këtë arsye, Kryetarja e LSI tha se largimi i Kryeministrit Rama është një domosdoshmëri dhe do t’i hap rrugë integrimit europian të Shqipërisë. “ Shqipëria duhet të hapi negociatat në qershor. Që ti hapësh këto negociata, politika duhet të bëjë disa detyra, që fillojnë njëra pas tjetrës, me reforma, me dialogun politik, me respektin që qeveria duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj, por mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që të hapen këto negociata duhet një vullnet politik. Vullneti politik kurrë nuk i ka munguar opozitës, por përkundrazi opozita shumë herë ka dalë mbi veten e saj, mbi aksionet e saj politike, vetëm e vetëm për ti dhënë mundësinë dhe për ti dhënë shansin Shqipërisë për t’u hapur negociatat. Çdo ditë e më shumë jo vetëm shqiptarët, jo vetëm të rinjtë e të rejat, por edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se si problemi i hapjes së negociatave nuk qëndron as te shqiptarët që po varfërohen çdo ditë e më shumë, as te opozita që po tregohet tolerante çdo ditë e më shumë, por problemi qëndron te një njeri i vetëm. Nuk qëndron as te Partia Socialiste, por qëndron te një njeri i vetëm që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin. Ky është Edi Rama! Prandaj që Shqipëria të jetë një vend si të gjithë vendet e tjera të BE-së, sepse o i takon Shqipërisë për të qenë evropiane, o s’i takon vendi tjetër, se është në mes të Europës. Prandaj për t’u hapur dhe për ta pasur Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, ashtu siç e meriton populli shqiptar, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Të largojmë Edi Ramën në mënyrë të tillë që t’i krijojmë shanse të barabarta të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim bindje politike, pa dallim feje, pa dallim krahine dhe ideje”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.