Gjyqtarja Silva Tema, “susta” që ndoqi çdo sekondë në pishinë

544
Nuk mund të shpëtonte nga vëmendje njëra nga gjyqtaret e garave të Kupës së Shqipërisë në Not. Ajo ishte Silva Tema, e cila me lëvizshmërinë e saj me shumë sportivitet, por edhe me kulturën e komunikimit ishte zëvendësuese ideale e Kryegjyqtarit, Mjeshtrit Emin Lishi. Gjatë garave të fundit të ditës së djeshme, për gazetën “Telegraf”, gjyqtarja Tema, deklaroi se, garat ishin në normalitet të plotë, të cilat sipas saj, kanë edhe vështirësinë e korrektesës, jo vetëm në kronometër. “Kishte një pjesëmarrja normale të notarëve në këto gara, dhe e tillë ishte ritmika e zhvillimit të tyre. Mendoj se për çdo gjyqtar, rritet gjithmonë shkalla e vështirësisë, për precizionin tonë në start dhe në finish. Në këtë Kupë besoj se ja arritëm”, ishte kjo deklarata e gjyqtares së garave, Silva Tema, e cila theksoi më pas se vendimet e gjyqtarëve të garave, ndikojnë shumë në ecurinë e garës. “Natyrisht që gjyqtari ndikon në ecurinë e garës, por së bashku në këto dy ditë, kemi bërë të gjithë më të mirën. Vetëm moti i nxehtë bëri të veçantën, por nuk mendoj se ndikoi, tek ne dhe tek notarët. Uroj që në garat e tjera të kemi më shumë notarë, dhe më shumë rekorde”.
Sigal