Gjimshiti optimist: Ta nisim me këmbë të mbarë

45
Sigal

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, së bashku me trajnerin Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Italinë.

“Janë tri ndeshje të rëndësishme, të vështira, por me Italinë mund të jetë një ndihmë shtesë, mund të ndryshojë gjërat në grup. Skamaka? E njoh shumë mirë, nuk kam folur që nga momenti që fituam Ligën e Evropës, por nesër do të jetë Shqipëria kundër Italisë, kjo është e rëndësishme”.

“Kemi punuar, i kemi studiuar ndeshjet e fundit. Trajneri na ka treguar se ku duhet të tregojmë kujdes dhe sigurisht që jemi gati. Është e rëndësishme mënyra se si do e nisim këtë ndeshje nesër, duhet të jemi të motivuar për të dhënë maksimumin”.

“Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë që kur ka ardhur. Ka sjellë hare, duke e bërë këtë skuadër edhe më të mirë. Në kualifikuese kaluam përmjes një grupi të vështirë”, ka theksuar ndër të tjera Gjimshiti.