Gazetari italian: “Edhe unë luaj si Lorik Cana në Serinë A”

504
Sigal

Mesfushori shqiptar i Lacios ndodhet në qendër të një “cikloni” mediatik në Itali. Akuza dhe Tares

Lorik Cana ndodhet në qendër të një “cikloni mediatik”. Madje kritikat ndaj mesfushorit shqiptar të Lacios tani janë bërë therrëse dhe ironike. Një e tillë, me nota të theksuara sarkastike vjen edhe nga gazetari italian, Furio Fukolari, shumë i famshëm në Itali, pasi në kaluarën fitoi gjyqin me televizonin shtetëror italian, RAI. “Nëse luan Cana në Serinë A, mund ta bëj edhe unë. bëri këto komente në një radio romane, citon siti cittaceleste.it. “Trajneri i Lacios bëri një gabim të rëndë kur e rreshtoi skuadrën në fushë me formacionin 4-4-2, duke I vendosur lojtarët në pozicione të gabuara. Për mendimin tim, duhet të luante Broki ose Radu, derisa këta të fundit do të kishin qenë në gjendje të luajnë dhe kurrsesi Canën. Ai nuk duhet të luajë. Është një veprim kokëfortësh të vazhdosh ta propozosh atë në fushën e lojës”, – citohet Fukolari nga Cittaceleste.it, një portal i afërt me klubin e Lacios. Gazetari italian ka marrë në shënjestrën e tij edhe drejtori sportiv të Lacios, Igli Taren, të cilin e ai që quan përgjegjës për blerjen e Canës. “E kam thënë shumë herë që Igli Tarë është Drejtori Sportiv më i mirë në qarkullim, sepse ka bërë disa goditje të jashtëzakonsshme në merkato si Klose, Luliç, Hernanes dhe Kandreva, por me shqiptarin ka bërë një gabim. Kjo duhet të thënë hapur dhe mbi të gjitha duhet të pranohet duke mos e futur më në fushë”, përfundon gazetari italian.