Gattuso pritet të largohet nga Napoli pas ndeshjes së sontme

166
Sigal

Ndeshja ndaj Hellas Veronas pritet të jetë e fundit për Gennaro Gattuson si trajner i Napolit dhe raportohet se Luciano Spalletti është në “pole position” për ta zëvendësuar.

Napolitanëve iu nevojitet një fitore ndaj Veronas për të përfunduar në top-4she dhe për ta siguruar kualifikimin në Champions League.

Në dhjetor, Gattuso pritej që të nënshkruante kontratë të re me Napolin. Por, marrëdhënia e tij me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis kanë ndryshuar dhe tani ish-mesfushori i Milanit do ta lërë klubin pas ndeshjes së sontme në Stadio Maradona.

Sipas Calciomercato.com, Luciano Spalletti është kandidati kryesor për të zëvendësuar Gattuso në 2021-22.

Të tjerë trajnerë si Ivan Juric, Vincenzo Italiano dhe Cristophe Galtier po përmenden gjithashtu si kandidatë të mundshëm për stolin e Napolit.

E njëjta gjë është e vërtetë për Massimiliano Allegri, zgjedhja e parë e De Laurentiis, edhe pse ish-shefi i Juventusit është në bisedime me Real Madridin.