GARAT NDËRKOMBËTARE TË NOTIT

1434
Sigal

Trajneri i Tiranës, Fetishaj: Kjo veprimtari tregon standarde për notin shqiptar

Nisën dje garat e veprimtarisë ndërkombëtare “Kupa Teuta 2018”, në pishinën “Taq Dafa” në Durrës, garuan të parët 21 notarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Është viti i dytë që në pishinën “Taq Dafa” të Durrësit, FSHN-ja dhe Federata e Sporteve të Ujit të Kosovës, bashkëpunojnë në organizimin e veprimtarive ndërkombëtare të notit. Dhe dje, kjo veprimtari e dytë e këtyre përmasave, e quajtur Kupa “Teuta 2018” e ngriti siparin e saj me mikpritjen e notarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Bie në sy numri i madh i ekipeve nga Shqipëria, (14): Vllaznia, Teuta, Ventus, Te Stela, Tirana, Partizani, Studenti, Uillson, Tradita A, Butrinti, Vlora Not, ALB, Nobis, Tirana Delfin. Ndërkohë që nga Kosova dje ishin të regjistruar 8 ekipe, e së bashku me ekipin nga Maqedonia, në pishinë do të garojnë për tre ditë 23 ekipe që në përbërjen e tyre kanë 279 notarë (Meshkuj e Femra). Për trajnerin e ekipit të Tiranës, Arjan Fetishaj, që në këtë veprimtari ndërkombëtare përfaqësohet me 27 notarë (12 Femra e 15 Meshkuj), është e natyrshme që të priten rezultate të larta, dhe pritshmëritë në ekipin e tij janë të tilla. “Ne si ekip (Tirana), në këtë veprimtari kemi ardhur me pretendime serioze, jo vetëm për pjesëmarrje. Nuk duhet të qëndroj indiferent në organizimin e mirë që i është bërë veprimtarisë nga FSHN-ja, Bashkia Durrës dhe drejtuesit e Federatës Kosovare të Sporteve të Ujit”, kështu deklaroi dje për gazetën “Telegraf” trajneri i Tiranës, i cili më pas tregoi pritshmëritë, njëherësh edhe falënderoi notarët e tij për rezultate që arritën në garat që u zhvilluan dje. “Ne si Tiranë kemi pritshmëri të mëdha, kryesisht te notarja e talentuar Nikol Merizaj, por edhe te Stiven Xhufi, Julia Duda, Kejsi Fetishaj, Endri Lumi, Even Qarri, dhe tek ndonjë tjetër që gjatë përgatitjeve dy mujore ka treguar luhatje në formën e tij. Edhe sot (dje) në këto gara të para, me vendet që zunë, notarët e Tiranës treguan se do të jenë pretendentë seriozë. Do të uroja që të zhvillohet një aktivitet, sikundër edhe e ka emrin e bukur “Teuta 2018”, kjo është e mundur, pasi edhe sot (dje), Tirana e nisi mbarë aktivitetin, pasi në garën 400m Miks, notarët Jona Mahmuti , Keis Fetishaj, Even Qarri dhe Endri Lumi morrën medalje. ”. Në garat e djeshme spikatën dy notaret nga Maqedonia: Eva Petrovska në garën e 1500 m stil i lirë, me kohën 18.50.74, por edhe AnaMaria Pejçinovska, e cila në garën e 400 Miks, zuri vendin e parë me kohën 5.32.01. Sot do të zhvillohen garat e ditës së dytë, të cilat nisin në orën 10:00.

Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Uroj që të gjithë ta pasurojmë këtë veprimtari

Para fillimit të garave të Kupës “Teuta 2018”, Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, organizoi një mbledhje mikpritjeje dhe teknike, në të cilën morën pjesë trajnerë e gjyqtarë nga të tre shtetet pjesëmarrëse në këtë event. Për Njëshin e notit shqiptar, ky është një bashkëpunim shumë i mirë me homologët e Kosovës, nga i cili priten rezultate të larta. “Natyrisht që veç falënderimit për të gjithë ju drejtues, trajnerë e notarë, që do ta pasuroni këtë veprimtari, sa miqësore aq edhe serioze. Uroj që të gjithë notarët të bëjnë një garë sa më të mirë, dhe për çdo problem, zgjidhjet do të jenë institucionale. Natyrisht që falënderime kanë të gjithë ata që u angazhuan në përgatitjen e këtij eventi, në veçanti Bashkia Durrës. Garë të mbarë!”, ishte kjo përshëndetja e djeshme e Presidentit të FSHN-së, Agim Çiraku.

Trajneri i Maqedonisë, Vladimir Petrovski: Pretendojmë rezultate të larta

Trajneri i Maqedonisë në garat e Kupës “Teuta 2018”, Vladimir Petrovski, deklaroi për gazetën “Telegraf” se kishin ardhur për rezultate të larta, dhe ashtu ndodhi. Në dy garat e zhvilluara dje, spikatën notaret Eva Petrovska në 1500m stil i lirë, dhe AnaMaria Pejçinovska, në garën 400m Miks. “Edhe pse ne nuk kemi numur të madh notarësh, kemi ardhur në këtë veprimtari ndërkombëtare për rezultate të larta. Ju i patë sot (dje) rezultatet që arritën dy notaret tona: Eva dhe AnaMaria. Ndaj ju them se pretendojmë të jemi në këto nivele edhe në garat që do të zhvillohen këto dy ditë këtu në Durrës”, kështu theksoi trajneri I Maqedonisë, Vladimir Petrovski.

KALENDARI I GARAVE

Skuadrat pjesëmarrëse

Nga Shqipëria (14): Vllaznia, Teuta, Ventus, Te Stela, Tirana, Partizani, Studenti, Uillson, Tradita A, Butrinti, Vlora Not, ALB, Nobis, Tirana Delfin

Nga Kosova (8): H2O, Ilirida, Kastrioti, Mitrovica, Nemo, Step, Termopan, Zenit

Nga Maqedonia (1): MKD

 279 notarë

Të regjistruar dje në ditën e parë të garave në Kupën “Teuta 2018”, ishin 279 notarë (M-F), nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

23 ekipe

Në veprimtarinë ndërkombëtare Kupën “Teuta 2018”, u regjistruan 23 ekipe (M-F) nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Dje, 8 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F    Kateg.

1500 m St.Lirë/ Meshkuj

Franci Aleksi   Studenti          16.33.94

1500 m St.Lirë/ Femra

Eva Petrovska MKD               18.50.94

400m Miks/ Meshkuj

Ergi Veli          Te Stela           4.54.95

400 m Miks/ Femra

AnaMaria Pejçinovska MKD 5.32.01

Sot, 9 qershor 2018/ Ora 10:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m delfin      M&F   Të gjitha

200 m St. Lirë M&F   A,B,C,D

200 m Bretk.   M&F   A,B,C,D

100 m Shpinë  M&F   A,B,C,D,E

200 m Delfin   M&F   A,B,C

200 m Miks     M&F   A,B,C,D,E

50 m St.Lirë    M&F   Të gjitha

800 m St. Lirë M&F   A,B

Sot, 9 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Delfin     M&F   A

200 m St. Lirë M&F   A

200 m Bretk.   M&F   A

100 m Shpinë  M&F   A

200 m Delfin   M&F   A

200 m Miks     M&F   A

50 m St. Lirë   M&F   A

800 m St. Lirë M&F   A

Nesër, 10 qershor 2018/ Ora 09:30

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A,B,C

100 m Bretk.   M&F   A,B,C,D,E

200 m Shpinë  M&F   A,B,C,D

100 m Delfin   M&F   A,B,C,D

100 m St. Lirë M&F   A,B,C,D,E

50 m Bretk.     M&F   Të gjitha

Nesër, 10 qershor 2018/ Ora 17:00

Gara               M-F     Kateg.

50 m Shpinë    M&F   Të gjitha

400 m St. Lirë M&F   A

100 m Bretk.   M&F   A

200 m Shpinë  M&F   A

100 m Delfin   M&F   A

100 m St. Lirë M&F   A

50 m Bretk.     M&F   A

 

REALIZIMI I GARËS

Gara do realizohet në 5 (pesë) seanca:

1)Dje, e premte 08.06.2018/ Në ora 15:00 Mbledhja teknike; Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 gara.

2)Sot, 09.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikime; Në orën 09:30 nxemja; Në orën 10:00 Ceremonia e hapjes.

3)Sot, 09.06.2018 (Pasdite)/ Në orën 16:00 nxemja; Në orën 17:00 Gara.

4)Nesër, 10.06.2018 (Paradite)/ Në ora 08:30 Kualifikimi; Në ora 09:30 nxemja; Në ora 10:00 Gara.

5)Nesër, 10.06.2018 (Pasdite)/ Në ora 16:00 nxemja; Në ora 17:00 Gara.

 

PAGESAT

Për klubet nga Shqipëria, pagesat për një start janë 450 Lekë shqiptare, ndërsa për klubet ndërkombëtare, pagesat për një start janë 3.5 Euro. Kjo shumë duhet t’i paguhet organizatorit para fillimit të garës.

 

SHPËRBLIMET

Fituesit e tri vendeve të para në të gjitha disiplinat dhe kategoritë, do të shpërblehen me medalje. Për kategoritë B, C, D, E dhe F, fituesit pas çdo disipline të përfunduar do të marrin medalje në pjesën e parë të programit, ndërsa për kategorinë A, medaljet do të jepen pas finaleve. Garuesit më të suksesshëm sipas kategorive m/f (që mbledhin më shumë pikë FINA në 3 disiplina), do të shpërblehen, duke u bazuar në tabelën e pikëve të FINA-s.

 

Kategoria A (F&M)

Vendi i parë    300 Euro

Vendi i dytë    200 Euro

Vendi i tretë    100 Euro

Kategoria B (F&M)

Vendi i parë    150 Euro

Vendi i dytë    100 Euro

Vendi i tretë    50 Euro

Kategoria C (F&M)

Vendi i parë    100 Euro

Kategoria D (F&M)

Vendi i parë    100 Euro

Kategoria E (F&M)

Vendi i parë    50 Euro

Kategoria F (F&M)

Vendi i parë    50 Euro