FSHF-ja jep “sihariqin”, De Biazi dekorohet në Itali

527
Në faqen zyrtare të FSHF-së, dje është bërë publik një lajm, sa i përket trajnerit të Kombëtares sonë, Xhani De Biazit. Në këtë njoftim është bërë e ditur se, vetë Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, do t’i dorëzojnë trajnerit të përfaqësueses shqiptare çmimin “Ordine della Stella d’Italia”. Ky nderim i lartë i jepet me propozim të Ministrit të Jashtëm të Italisë dhe miratohet nga Presidenti i Republikës, për të gjithë personat me shtetësinë italiane dhe jo vetëm, të cilët promovojnë vlerat e miqësisë së shtetit të tyre me vendet e tjera. Ndërsa për De Biazin do të jepet titulli “Cavalliere di Gran Croce”, që përfaqëson nivelin e dytë për nga rëndësia të çmimit të sipërpërmendur, një vlerësim ky që në të kaluarën e kanë merituar edhe emra të tjerë të njohura të sportit italian, mes të cilëve edhe trajneri Marçelo Lipi. Një nderim i tillë, De Biazit i jepet para sfidës që Kombëtarja e Italisë do të luajë ndaj Kombëtares sonë më 23 mars, në kuadrin e eliminatoreve të “Botërori 2018”.
Sigal