FORMACIONI/ Si pritet të rreshtohet Polonia ndaj Shqipërisë

70
Sigal

Shqipëri-Poloni është një sfidë mjaft e rëndësishme për vendin e dytë të grupit I, pasi kuqezinjtë mund të blindojnë pozitat nëse marrin një fitore, por nga ana tjetër çdo rezultat tjetër shkon në favor të polakëve.

Kështu në portë do të luajë padyshim gardiani i Juventusit, Szczesny, ndërsa më pas skuadra do të rreshtohet me skemën 3-5-2, me Davidowitz, Glik e Bednarek në mbrojtje, Krychoviak e Molder të sigurt në mesfushë dhe Zielinski, që është ende në dyshim.

Në krahët e mesit të fushës pritet të luajnë Jozwiak dhe Puchacz, të cilët janë sulmues krahu, por do të detyrohen të sakrifikojnë për të ndihmuar repartin e prapavijës, ndërsa në sulm në krah të kapitenit Lewandowski, do të luajë Buksa.

Trajneri polak nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje ish sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik, megjithatë Swiderski ka bërë mjaft mirë së fundi, duke shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit me përfaqësuesen.

I vetmi që u pa në hije ndaj San Marinos, ishte sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, për të cilin polakët shpresojnë të shpërthejë pikërisht në përballjen me kuqezinjtë, ku fitorja vlen jashtëzakonisht shumë.

Skema e përdorur nga portugezi Paulo Sousa do të jetë e njëjtë me atë që aplikon prej kohësh Edi Reja te Shqipëria, pra 3-5-2 dhe tani u mbetet lojtarëve në fushë që të tregojnë se cila skuadër është më e mira.