Flet për “Telegraf” Saimir Patushi: Si asnjëherë, ky mbetet kampionati më i dobët

103

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Saimir Patushi, ish-mesfushori i Tiranës skanon Superioren

Sigal

 

Nga Agron Kaja

 

Si i lexoni rezultatet e javës së 29-të të Abissnet Superiore?

Nëse i shikojmë në tërësi të pesta ndeshjet e javës së 29-të, mendoj se rezultatet nuk ishin në logjikën e lojës. Përveç Tiranës, të gjitha skuadrat e tjera na zhgënjyen. Sepse nëse do të qëndrosh në kategori, duhet fitorja.

Në këtë javë Tirana e thelloi shkëputjen nga Partizani në +5 pikë. Mbetet një hap serioz drejt titullit?

Besoj se 5 pikë në shtatë javë të mbetura, për Tiranën do të jenë një hap i mirë drejt titullit kampion. Nuk ka qenë një Tiranë lider, sepse ka larguar 90% të ekipit, por trajneri Shehi ka bërë punë të mirë me grupin.

Çfarë veçoni më shumë në 29 javët e Superiores me 145 ndeshje të luajtura?

Në këto 29 javë të luajtura, thuajse në 145 ndeshjet, si asnjëherë tjetër futbolli i prodhuar ka treguar se është kampionati më i dobët. Sepse të largojë Partizani mbi 90% të ekipit dhe të kërkojë kampion, kjo mbetet e pabesuseshme.

“Në këto 29 javë të luajtura, thuajse në 145 ndeshjet, si asnjëherë tjetër futbolli i prodhuar ka treguar se është kampionati më i dobët. Sepse të largojë Partizani mbi 90% të ekipit dhe të kërkojë kampion, kjo mbetet e pabesueshme”

Mund të themi se kjo renditje do të jetë e pandryshuar deri në mbylljen e kampionatit?

Ndoshta edhe mund të ndodhë kështu, por mos të harrojmë se do ketë edhe ndeshje të paparashikuara ku skuadrat do të kenë ulje e zbritje në renditje. Sepse jemi në fundin e kampionatit ku synimet e skuadrave ose janë afër, ose largohen.

Kanë mbetur edhe shtatë javë në Superiore, si e mendoni vazhdimësinë deri në mbyllje, do presim surpriza?

Si gjithmonë në tërësinë e kampionateve, edhe ky sivjet do të sjellë surpriza në këtë fund të tij. Sikundër Laçi që ishte për tu zbritur nga kategoria disa javë më parë e tashmë po sulmon Europën. Si çdo vit do ketë edhe ndodhira.

Nga ndeshjet e javës së 30-të, cilën prej tyre e veçoni si më interesante, apo të vështirë?

Mendoj se këtë javë do të luhet një klasike, Vllaznia-Tirana, sepse janë dy ekipe që duan maksimumin. Ndërsa Partizani-Bylis i favorizon të kuqtë, por mos harrojmë se ballshiotët kërkojnë mbijetesën e këtu do jetë një ndeshje mes “nervash”.

Ndërkohë që Kategoria e Parë i luan ndeshjet e javës së 24-ët, si i përshkruani ato?

Më vjen keq për Flamurtarin se kishte një mundësi të artë, por gabimi me Burrelin e largoi nga ngjitja në Superiore. Dinamo e Skënderbeu janë një hap para skuadrës vlonjate. Edhe për fundin, mendoj se do jenë ndeshje shumë të luftuara.

Nisur nga kjo renditje, ku mendoni se do të bëhet lufta më e madhe në 4 javët e mbetura: në krye apo në fundin e renditjes?

Në të dy kahjet e renditjes do ketë ndryshime. Unë shoh se Skënderbeu e Dinamo duken si më të afërta me ngjitjen në Superiore, ndërkohë që për skuadrat që duhet të zbresin nga kategoria ndoshta duhen pritur dy javët e fundit.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java e 30-të

Datë 22 prill 2023

Egnatia-Laçi                15:00

Teuta-Erzeni                15:00

Vllaznia-Tirana                        18:00

Datë 23 prill 2023

Kastrioti-Kukësi                      15:00

Partizani-Bylis                         18:00

E prapambetur, datë 19 prill 2023

Kastrioti-Bylis             15:00

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Tirana                       29        53

2.Partizani                   29        48

3.Egnatia                     29        42

4.Vllaznia                    29        42

5.Erzeni                       29        38

8.Laçi                          29        39

6.Kukësi                      29        36

7.Teuta                        29        35

9.Bylis             28        30

10.Kastrioti                 28        28

 

Kategoria e parë

Rezultatet-Java e 24-ët

Datë 22 prill 2023

Luzi-Tërbuni (Afrofe) 3-0

Lushnja-Dinamo                     16:00

Besa-Oriku                              16:00

Turbina-Skënderbeu    16:00

Korabi-Burreli             16:00

Flamurtari-Tomori                   16:00

Apolonia-Besëlidhja   16:00

Renditja          

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Skënderbeu  23        45

2.Dinamo                    23        44

3.Flamurtari                 23        40

4.Korabi                      23        35

5.Tomori                     23        34

6.Apolonia                   23        32

7.Luzi 2008                 23        32

8.Besa                        23        31

9.Lushnja                    23        28

10.Burreli                    23        27

11.Turbina                   23        26

12.Tërbuni                   23 24

13.Oriku                      23        21

14.Besëlidhja               23        17

Shënim: Tërbuni është përjashtuar nga gara me vendim të Komisionit të Displinës në FSHF

 

Kategoria e parë

Edmond Dalipi: Javë delikate për renditjen


Ish-futbollisti e trajneri i Dinamos, Edmond Dalipi, e shikon këtë skuadër si të sigurtë për ngjitjen në Abissnet Superiore. Në këto tre javë të mbetura të kampionatit të Kategorisë së Parë ai kërkon nga Dinamo që të sigurojë së pari tri pikët e radhës. “Mendoj se Dinamos i duhen tri pikët e radhës në Lushnje, por edhe nëse nuk fiton janë edhe dy ndeshjet e fundit. Unë e mendoj Dinamon si skuadër që ngjitet në Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm”. Ndërkohë që për situatën e skuadrave të tjera, Dalipi thekson se fundi i ka tre skuadra të përcaktuara. “Ndoshta situata në fundin e renditjes do të komplikohet vetëm për Lushnjen e Turbinën, por duke parë kalendarin, Turbina është më pranë mbijetesës. Në javën e 24 përballen kreu me fundin e renditjes, ndaj kjo do të jetë nga më delikatet për përcaktimin e renditjes”.

Java e 23-të, rekord negativ golash

Në javën e 23-të të futbollit në Kategorinë e Parë, në fushën e lojës u shënuan vetëm 5 gola, një rekord negativ ky që nuk kishte ndodhur gjatë këtij kampionati. Këtu nuk harrojmë fitoren aforfe 3-0 të Lushnjes ndaj Tërbunit, por duke qëndruar te ata që prodhoi fusha e lojës dhe jo tavolina, java e 23-të tregon se me këtë sasi golash në një javë kampionat nuk mund të shkohet me pretendime për më sipër, por edhe nuk mund të luftohet realisht për të mos rrezikuar kategorinë.

Atleti Smajlaj i pafajshëm, dënohen drejtuesit e FSHA

Në muajin maj të vitit 2021, atleti shkodran i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj u pezullua nga aktiviteti, pasi u akuzua për manipulim rezultati 8.16 m. Por pas dy viteve përpjekje ligjore, akuzat e ngritura kohë më parë ndaj tij janë hedhur poshtë, ndërsa për akuzat për mashtrim janë deklaruar dy persona përgjegjës, sekretari i përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi dhe presidenti e njëkohësisht trajneri  Gjergj Ruli. Atleti shkodran tashmë është i gatshëm që t’i kthehet normalisht aktivitetit dhe të konkurrojë në gara, ndërsa FSHA-ja shumë shpejt do të mbledhë Asamblenë e Jashtëzakonshme të saj për të zgjedhur drejtuesit e rinj. Kujtojmë se në muajin maj të vitit 2021, Smajlaj kishte bërë kërcimin së gjati në 8.16 m, por rezultati u quajt i rremë dhe ai së bashku me Rulin e Dionisin, u pezulluan përkohësisht.

 

KOMENT/ Muaji prill 2023 po ecën nën ritmin e valles së vjetër, me ritmikë të re

Dhuna, “dashuria” e futbollit shqiptar!

Nga Agron Kaja

Muaji prill 2023 duket se është “dashuruar” me dukurinë më negative të futbollit shqiptar në vite, dhunën. Arbitrat kanë qenë pre e disa lojtarëve dhe anonimëve, por rasti i fundit mbetet edhe për Guinnes. Pas ndeshjes midis Labërisë dhe AF Luftëtarit, trajneri i vendasve, Dritan Resuli u dhunua nga një person në shkallët e stadiumit. Resuli ka qenë i dënuar nga Komisioni i Displinës në FSHF, ndërsa Labëria u drejtua nga trajneri i dytë Taulant Kuqi. Duke e parë në ritmikën e futbollit ndër vite, një rast i tillë nuk është i pari dhe i vetmi, sepse të tilla ndodhi kemi ndeshur më parë te skuadrat e moshave, në Tiranë e rrethe. Çfarë mund të thuhet në të tilla raste? Natyrisht që gazetaria e pavarur e ka të thjeshtë të nxjerrë tituj, si në këto rradhë: “Muaji prill 2023 po ecën nën ritmin e valles së vjetër, me orkestër të re”, ose edhe “Dhuna, “dashuria” e futbollit shqiptar”. Përpos titujve, ndoshta si fillim është më e rëndësishme të thuhet se pse ndodh ky fenomen, dhe si mund të luftohet më konkretisht? Këtu le të ndalemi pak. Kur një fenomen si dhuna në futboll, përsëritet në kohë dhe në forma të ndryshme, atëhere do të duhet që edhe përgjigja e forcës së ligjit të jetë në kohë dhe me ndëshkime të ndryshme. Për rastin në fjalë, dhuna që u përdor ndaj Dritan Resulit në shkallët e stadiumit, ka një të veçantë. Sepse ky trajner ishte i ndëshkuar nga Displina për ngjarje të ndodhur gjatë drejtimit të tij në fushën e lojës, dhe e ndoqi ndeshjen Labëria-AF Luftëtari nën shoqërinë e tifozerisë. Ndërkohë që këtu ndodhej “agresori”, që ishte prindi i një futbollisti të Labërisë. Ai sikur nuk ishte dakord me këtë denim, por mendoi se ai “meritonte” të dhunohej edhe fizikisht. Dhunuesi ka patur arsyet e tij, por veç ndëshkimit të tij, edhe të tjerë, që mund të ndodhen në situata të tilla duhet ta kenë parasysh se asnjëherë nuk ka “paqe” me trajningun. Sepse asnjëherë nuk mund të pretendohet që në trajning ka përsosmëri absolute, në fushë dhe jashtë saj. Sepse edhe vetë psikologjia e asaj pjesë të shoqërisë që jeton me futbollin në forma të ndryshme, nuk është e përsosur. Por edhe e ndërgjegjshme për ta pranuar trajningun me të mirat dhe dobësitë e tij. E këtu trajnerët të kujdesn për veten që të jenë psikologjikisht më të aftë ta drejtojnë në vazhdimësi skuadrën. Sepse efektet do të ndjehen edhe te skuadra, dhe ky do të jetë një zinxhir që do ta dëmtojë ecurinë në rezultate. Ndoshta dënimi i shtetasit A. A 56 vjeç si dhunues, nuk mund të jetë fundi i kundërpërgjigjes. Vazhdimësia në forcimin e ligjshmërisë sportive do të ishte më efektive. Se mbetëm “dhunë, dhunë, dhunë” në forma nga më të “larmishmet” e mundshme. Kjo “dashuria” e vjetër me futbollin shqiptar!

“Gazetaria e ka të thjeshtë të nxjerrë tituj, si në këto rradhë: “Muaji prill 2023 po ecën nën ritmin e valles së vjetër, me orkestër të re”, ose edhe “Dhuna, “dashuria” e futbollit shqiptar”. Por përpos titujve, ndoshta si fillim është më e rëndësishme të thuhet se pse ndodh ky fenomen, dhe si mund të luftohet ai më konkretisht”

 

SUPERLIGA E KOSOVËS

Ilir Daja “shkarkon” Arsim Thaçin e Dritës

Barazimi 0-0 me skuadrën e Dukagjinit në javën e 29-të e ka tronditur bankinën e skuadrës që kryesonte kampionatin, Drita e Gjilanit. Të nesërmen, nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Dritës ka njoftuar se trajneri Arsim Thaçi është zhgënjyer nga rezultatet e skuadrës së tij në kampionat dhe në këtë mënyrë i ka paraqitur dorëheqjen klubit. Ky barazim ka bërë që Drita të humbasë kreun e renditjes duke ia lënë këtë vend Ballkanit që drejtohet nga Ilir Daja, por vetëm me 1 pikë më shumë. Ndërkohë që edhe kryegolashënuesi i përket Albion Rahmanit të Ballkanit me 16 gola, ndërsa e ndjek Besnik Krasniqi i Dritës me 13 gola të shënuar në 29 javë kampionat. Duket se do të kemi duel të dyfishtë deri në fundin e kampionatit mes këtyre dy skuadrave e goleadorëve të tyre.

 

Ndeshjet-Java e 30-të

Datë 22 prill 2023

FC Ballkani-Trepça89 15:00

Ferizaj-Malisheva                    15:00

Datë 23 prill 2023

Drita-Prishtina             15:00

Gjilani-Drenica                        15:00

KF Llapi-Dukagjini     15:00

Renditja          

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.FC Ballkani  29        58

2.Drita             29        57

3.Gjilani                      29        43

4.Prishtina                   29        41

5.Dukagjini                 29        39

6.KF Llapi                   29        39

7.Trepça89                  29        33

8.Ferizaj                      29        31

9.Malisheva                 29        30

10.Drenica                   29        23